Vdes deputeti i dytë me koronavirus

Saturday, 07 Mars 2020 12:18

BBC raporton duke cituar agjensinë shtetërore të lajmeve Irna, se Fatemeh Rahbar, 55 vjeç, ishte një deputet konservator që ishte zgjedhur së fundmi në parlament nga kryeqyteti, Teherani.

Muajin e kaluar, zëvendësministri i Iranit, Iraj Harirchi dhe një deputet tjetër u testuan pozitiv ndaj virusit vdekjeprirës që ka trembur botën.

Deputeti më vonë vdiq.

Irani deri më tani ka 124 persona të vdekur dhe 4,747 të prekur me Covid-19.

Shkollat janë mbyllur në të gjithë vendin, dhe eventet kulturore dhe sportive janë anuluar, pasi qeveria po lufton të mbajë nën kontroll shpërthimin e virusit.

Login to post comments