Trump bën ndryshime në Presidencë, zëvendëson shefin e kabinetit

Saturday, 07 Mars 2020 17:29

Në një kohë që Shtetet e Bashkuara po përballet me situatën e krijuar si pasojë e shpërthimit të koronavirusit dhe ndërsa përgatitet për fillimin e fushatës së tij presidenciale, zoti Trump ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm të personelit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ligjvënësi Mark Meadows do të jetë shefi i ri i kabinetit, duke zëvendësuar Mick Mulvaney i cili ka qenë shef në detyrë i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë për më shumë se një vit.

Presidenti e njoftoi ndryshimin të premten në Twitter.

E njoh prej kohësh dhe kam punuar me Markun. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira“, shkruante presidenti.

Dua të falënderoj shefin në detyrë së kabinetit Mick Mulvaney që i ka shërbyer shumë mirë administratës. Ai do të ngarkohet me detyrën e të dërguarit special të SHBA-së për Irlandën e Veriut”, shkruante më tej ai.

Zoti Meadows njoftoi në fillim të këtij viti se do të tërhiqej nga Kongresi në fund të mandatit. Ai do të jetë shefi i katërt i kabinetit të zotit Trump në pak më shumë se tre vjet.

Zoti Mulvaney, një ish-ligjvënës nga Karolina e Jugut, mbahet mend kryesisht për pohimin e tij gjatë një konference për shtyp se “quid pro quos” një shprehje në latinisht që nënkupton ofrimin e një favori në këmbim të një tjetri, janë të zakonshme në politikën e jashtme.

Kjo deklaratë megjithatë që ishte në kontrast të fortë me atë që thoshte presidenti, i cili ka pohuar se nuk u përfshi kurrë në ndonjë marrëveshje të llojit “quid pro quo” me Ukrainën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...