Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel iu drejtua përmes një fjalimi televiziv qytetareve dhe qytetarëve të Gjermanisë me apelin të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë.
Merkel e quajti luftimin e virusit të ri Corona si një detyrë me përmasa historike.
Ajo i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar.
“Gjendja është serioze”, tha Merkel.
Ajo tha, se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave.
„Janë kufizime, si nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale.”
Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret, theksoi Merkel.
“Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme.”
Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme.
Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër. Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...
Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...