Ka rikthyer buzëqeshjet mes një situate aspak të lehtë nga pandemia e koronavirusit, lajmi se fëmija i parë në Greqi që lindi nga një nënë e infektuar me COVID-19, sipas ekspertëve, nuk ishte prekur nga virusi i rrezikshëm.
toketos-kornaios-ios-pandimia-coronavirus-arthrou_2
Vajza 24-vjeçare ishte në javën e saj të 40-të të shtatzënisë dhe po ndiqej në Spitalin Thriasio. Që nga e diela ajo ka pasur simptoma të gripit (ethe, kollë) dhe ka informuar mjekët.
Gruaja dhe burri i saj u testuan dhe rezultuan pozitivë ndaj COVID-19. Urgjenca i këshilloi të shkonin në Spitalin Atticon për lindje me operacion.
Mjeku obstetër George Chelias i cili kreu lindjen duke folur për SKAI, shpjegoi:
toketos-kornaios-ios-pandimia-coronavirus-arthrou_1
“Ishte një përvojë e paparë”, duke iu referuar veshjes së uniformës si “astronaut”, tre doreza, syze. Me gjithë vështirësitë, lindja u krye pa asnjë ndërlikim me cezarian në rreth një orë, tha ai.
Testi prenatal për koronavirusin tek foshnja ishte negativ, dhe sot testi normal pritet të konfirmojë 100% që virusi nuk është transmetuar.