Suksesi i Koresë së Jugut / Si arriti të ulte në mënyrë drastike infektimet nga koronavirusi…

Premte, 20 Mars 2020 12:00

Europa tani është epiqendra e pandemisë COVID-19. Numri i të prekurve dhe i viktimave janë në rritje në Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani dhe shumë vende kanë vendosur kufizime dhe mbyllje kufijsh. Ndërkohë, ekspertët besojnë se edhe ShBA-ja është në të njëjtën trajektore si vendet në Europë.
Në mes të këtyre prirjeve të frikshme, Koreja e Jugut është shfaqur si një shenjë shprese dhe një model për t’u imituar. Vendi me 50 milionë banorë duket se ka ngadalësuar shumë epideminë e tij. Dhe këtë e arriti pa mbyllur qytete të tëra.
Koreja e Jugut ka testuar më shumë se 270 mijë njerëz, që arrin në më shumë se 5200 teste për milion banorë – më shumë se çdo vend tjetër përveç Bahreinit.
Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë realizuar 74 teste për 1 milion banorë, tregojnë të dhënat nga Qendrat e ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Numri i rasteve të reja po zvogëlohet kryesisht sepse përpjekja herkuliane për të hetuar një grumbull masiv prej më shumë se 5000 rastesh – 60% e totalit – të lidhura me Kishën jezuite Shincheonji, një megakishë mesianike po ulet. Por falë kësaj përpjekjeje, “Ne nuk kemi parë vështirësi në pjesët e tjera të Koresë”, thotë Oh Myoung-Don, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Kombëtar të Seulit.
Mësime nga MERS
Koreja e Jugut e mësoi rëndësinë e gatishmërisë me vështirësi. Në vitin 2015, një tregtar koreanojugor ishte infektuar me MERS pas një vizite në tre vende të Lindjes së Mesme. Ai u trajtua në tre institucione shëndetësore të Koresë së Jugut përpara se të diagnostikohej me MERS dhe të izolohej. Deri atëherë, ai kishte ngritur një zinxhir transmetimi që infektoi 186 vetë dhe vrau 36 të tjerë, përfshi shumë pacientë të shtruar në spital për sëmundje të tjera, vizitorë dhe staf spitalor.
Gjurmimi, testimi dhe karantinimi i gati 17 mijë njerëzve e ndaluan shpërthimin pas 2 muajsh. Spektri i një epidemie të tillë alarmoi kombin dhe la gjurmë në ekonomi.
“Kjo përvojë tregoi se testimi laboratorik është thelbësor për të kontrolluar një sëmundje infektive në zhvillim,” tha Kim. Për më tepër, Oh shtoi, “Përvoja me MERS me siguri na ndihmoi të përmirësojmë parandalimin dhe kontrollin e infektimeve spitalore.” Deri tani, nuk ka raportime për infeksione të COVID-19 midis punonjësve të kujdesit shëndetësor të Koresë së Jugut, tha ai.
Legjislacioni i miratuar prej asaj kohe i dha të drejtën qeverisë të mbledhë telefonat celularë, kartat e kreditit dhe të dhëna të tjera nga ata që testuan pozitiv.
Pas shfaqjes së koronavirusit të tipit të ri në Kinë, Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) u përpoqën të zhvillonin testet. Testi i parë u miratua më 7 shkurt, kur vendi kishte vetëm disa raste, dhe u shpërnda në qendrat shëndetësore rajonale. Vetëm 11 ditë më vonë, një grua 61-vjeçare, e njohur si “Rasti 31”, testoi pozitive. Ajo kishte marrë pjesë në shërbimet kishtare më 9 dhe 16 shkurt në Daegu, rreth 240 kilometra në juglindje të Seulit. Mbi 500 të pranishëm ishin ulur krah për krah në dyshemenë e kishës gjatë shërbimeve 2-orëshe, sipas raporteve lokale të lajmeve.
Vendi identifikoi mbi 2900 raste të reja vetëm në 12 ditët e ardhshme, pjesa më e madhe e anëtarëve të Shincheonji. Përpjekjet për gjurmimin e kontaktit u përqendruan në grupin e Shincheonji, ku 80% e tyre që raportuan simptoma të frymëmarrjes rezultuan pozitivë.
Pacientët me rrezik të lartë me sëmundje të tjera kishin përparësi për shtrimin në spital, thotë Chun. Ata me simptoma të moderuara dërgohen në ambjentet e siguruara nga institucionet publike, ku marrin ndihmë dhe vëzhgim bazë mjekësor. Ata që shërohen dhe rezultojnë dy herë negativë, lihen të lirë.
Kontaktet e ngushta dhe ata me simptoma minimale, anëtarët e familjes së të cilëve janë pa sëmundje kronike dhe të cilët mund të masin temperaturat e tyre, urdhërohen të vetë-karantinohen për 2 javë. Një ekip lokal i monitorimit telefonon dy herë në ditë për të siguruar që karantinimi po kryhet sipas planit dhe personat pyeten për simptomat. Shkelësit e karantinës përballen me një gjobë deri në 2500 dollarë, por edhe me deri një vit burgim.
Përkundër përpjekjeve, rajonit Daegu-Gyeongbuk nuk kishin më hapësira për të sëmurët rëndë. Katër persona të izoluar në shtëpi, në pritje të shtretërve të spitalit, u dërguan në dhomat e urgjencës kur kushtet e tyre u përkeqësuan, sipas mediave lokale.
Megjithatë, numri i rasteve të reja ka rënë 2 javët e fundit, falë distancimit vullnetar social, si në rajonin Daegu-Gyeongbuk, ashtu dhe në mbarë vendin. Qeveria këshilloi njerëzit të vendosnin maska, të lanin duart, të shmangnin turmat dhe takimet, të punonin online dhe të bashkoheshin me shërbimet fetare në internet në vend që të shkonin në kisha. Ata që kanë ethe ose sëmundje të frymëmarrjes nxitet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shohin simptomat e tyre për 3 deri në 4 ditë.
Nevojiten më shumë të dhëna
Qeveria shpreson të kontrollojë grupimet e reja në të njëjtën mënyrë si në Shincheonji. Kapaciteti kombëtar i testimit ka arritur në 15 mijë teste në ditë. Ekzistojnë 43 pika testimi me makinë në të gjithë vendin, një koncept i kopjuar tani në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në javën e parë të marsit, Ministria e Brendshme nxorri gjithashtu një aplikacion në smartfon që mund të gjurmojë karantinën dhe të mbledhë të dhëna për simptomat.
Chun Byung-Chul, një epidemiolog nga Universiteti i Koresë, tha se shkencëtarët po presin për më shumë të dhëna epidemiologjike.
Ai dhe të tjerët do të dëshironin të studionin të dhëna të detajuara të pacientëve, të cilat do të mundësonin që epidemiologët të modelojnë shpërthimin dhe të përcaktojnë numrin e infeksioneve të reja të shkaktuara nga secili rast, i njohur gjithashtu si “Rasti 0”; koha nga infektimi deri në fillimin e simptomave; dhe nëse diagnoza e hershme përmirësoi rezultatet e pacientëve.
Kim shtoi se mjekët po planifikojnë të ndajnë detaje klinike për rastet COVID-19 në vend në publikimet e ardhme. “Ne shpresojmë që përvoja jonë do të ndihmojë vendet e tjera të kontrollojnë shpërthimin e COVID-19.”/abcnews.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...