Presidenti kinez, Xi Jinping ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, pasi është bërë e ditur që Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së koronavirusit.
Sipas mediave kineze, Xi ka thënë se Kina dhe SHBA-ja “duhet të bashkohen në luftën kundër virusit”.
Ai po ashtu ka insistuar që Pekini ka qenë gjithmonë transparent rreth shpërthimit fillestar të virusit- duke hedhur poshtë pretendimet e bëra nga Trump që gjoja Kina e ka njoftuar botën shumë vonë për koronavirusin.
Presidenti kinez po ashtu ka thënë t’i ketë ofruar mbështetje SHBA-së dhe se shpreson që Uashingtoni do të marrë masa për të ruajtur shëndetin e shtetasve kinezë në tokën amerikane.
Kina deri më tani ka nisur ndihmë në dhjetëra vende evropiane, aziatike dhe afrikane, të cilat po përballen me rritje e sipër të numrit të të infektuarve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Fillimisht për këtë virus ishte raportuar në Vuhan të Kinës, në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që para SHBA-së, Italia ka qenë vendi i prekur më së keqi nga ky virus, meqë deri më tani është raportuar për 8,215 persona të vdekur.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është thënë të jenë prekur nga kjo sëmundje mbi 85,991, derisa 1,296 kanë vdekur.
Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër. Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...
Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...