Kongresi Amerikan në SHBA ka kaluar me shumicë votash paketën e ndihmës ekonomike 2 trilion dollar.
Tani ajo i shkon Presidentit të SHBA, Donald Trump për të firmosur faturën që do paguajë SHBA nga buxheti i saj për qytetarët e saj, familjet në nevojë apo me ndihmë ekonomike si dhe për biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh.
Kjo është paketa ekonomike më e madhe që ka aprovuar ndonjëherë SHBA në historinë e saj.