Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk do jetë e nevojshme që Nju Jorku të vendoset në karantinë.
Trump tha se vendimi i fundit është marrë pas rekomandimit të Task Forcës së Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.
Deri më tani janë 52 mijë raste me koronavirus në këtë qytet. Bëhet fjalë për gjysmën e rasteve të konfirmuara në SHBA.
Megjithatë Trump tha se duhet bërë kujdes me udhëtimet drejt Nju Jorkut.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo deklaroi se ishte kundër karantinës. “Do të ishte sikur të na shpallej një luftë federale. Nuk besoj se ka baza ligjore. Thjesht do të panikonte popullatën, dhe kjo është e kundërta e asaj që duam”, tha ai.