Patrick Devedjian, Presidenti 75-vjeçar i këshillit të departamentit të Hauts-de-Seine, iu dorëzua virusit të dielën në mëngjes, tre ditë pasi u njoftua se ai ishte “i lodhur, por në gjendje të qëndrueshme”.
Devedjian, baba i katër fëmijëve, ishte në spitalin privat “Antony”, në jug të Parisit, ku po trajtohej që nga e mërkura. Ai nuk dihej nëse kishte ndonjë shqetësim tjetër themelor mjekësor.
“Gjendja e tij u përkeqësua të shtunën. Mjekët e vendosën në një gjendje kome artificiale, por ai nuk mbijetoi”, tha një burim i familjes.
Devedjian ishte akoma duke dërguar mesazhe të enjten, kur shkroi: “Unë jam prekur nga epidemia, prandaj dua të dëshmoj drejtpërdrejt në punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe të gjithë stafit të infermierëve.
I lodhur, por i qëndrueshëm falë tyre, unë u dërgoj atyre një falënderim shumë të madh për ndihmën e tyre të vazhdueshme për të gjithë pacientët”, kishste shkruar Devedjian.
Republikani konservator që mbajti një numër postesh ministrore në qeverisjen e ish-Presidentit, Nicolas Sarkozy, ishte një prej politikanëve në të gjithë Evropën që janë prekur nga Covid-19.
Një nga punët e tij më të larta ministrore ishte pozicioni si shefi i Planit të Rimëkëmbjes pas rrëzimit financiar global të vitit 2008.
Në Francë deri tani janë 2314 të vdekur nga koronavirus.