Spanja njofton 812 vdekje nga COVID 19

Hënë, 30 Mars 2020 18:57

Spanja njoftoi të hënën 812 vdekje të reja nga koronavirusi, ndërsa më shumë se 6,000 rastet e reja të konfirmuara të infektimeve e bëjnë atë vendin e tretë, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Italinë, që tejkalon totalin e Kinës.

TOPSHOT - Mortuary employees wearing face masks burry the coffin of a COVID-19 coronavirus victim at Fuencarral cemetery in Madrid on March 29, 2020. - Spain confirmed another 838 deaths in 24 hours from coronavirus , a new daily record bringing the…
TOPSHOT - Mortuary employees wearing face masks burry the coffin of a COVID-19 coronavirus victim at Fuencarral cemetery in Madrid on March 29, 2020. - Spain confirmed another 838 deaths in 24 hours from coronavirus , a new daily record bringing the…

Autoritetet spanjolle e vendosën vendin në izolim dy javë më parë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e shpejtë të virusit.

Taktika është përdorur nga qeveritë në të gjithë botën, përfshirë kufizimet e reja të hënën në Moskë duke lejuar njerëzit vetëm të dalin nga shtëpitë e tyre për punë thelbësore, pazar për ushqim ose ilaçe ose për urgjencë mjekësore.

Presidenti nigerian Muhammadu Buhariann njoftoi urdhrat për qëndrimin në shtëpi në kryeqytetin e vendit, Abuja, dhe qytetin më të madh, Lagos dhe tha se udhëtimet në pjesë të tjera të vendit duhen shmangur.

Autoritetet në Zimbabve urdhëruan një bllokim tre-javor duke filluar nga e hëna, ndërsa masa të ngjashme në Nepal, Slloveni dhe Argjentinë janë duke u zgjatur.

Në Shtetet e Bashkuara, që kanë numrin më të lartë të infektimeve në të gjithë botën, shteti i Nju Jorkut ka kaluar shifrën e zymtë të 1,000 vdekjeve.

Spitalet në qytetin e Nju Jorkut do të marrin ndihma me ardhjen e anijes spitalore

U.S. President Donald Trump salutes the crew of the Navy hospital ship USNS Comfort at Naval Station Norfolk, in Norfolk, Virginia, U.S. March 28, 2020.
U.S. President Donald Trump salutes the crew of the Navy hospital ship USNS Comfort at Naval Station Norfolk, in Norfolk, Virginia, U.S. March 28, 2020.


të marinës amerikane, e cila do të lejojë spitalet të lirojnë hapësirën për pacientët me koronavirus duke marrë ata që kanë nevojë për kujdes jo nga virusi. Anija e saj motër, USNS Mercy, filloi të merrte pacientët të dielën në portin Long Beach, pranë Los Anxhelesit.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se udhëzimet për distancimin social do të shtrihen deri në fund të prillit për të parandaluar përhapjen e virusit.

Italia, e cila ka padyshim numrin më të lartë të vdekjeve deri më tani dhe ka qenë në izolim të rreptë për javë të tëra, njoftoi më shumë se 750 vdekje të tjera të dielën, por pa shenja shpre me një ngadalësim të infeksioneve të reja.

Një zyrtar i qeverisë italiane tit ha televizionit Sky TG24 të Italisë se ndërsa të gjithë duan të rikthehen në jetën normale, të flasësh për një veprim të tillë në këtë pikë është e papërshtatshme, dhe se masat e izolimit të vendosura për të skaduar të premten do të shtyhen në mënyrë të pashmangshme.

Disa udhëheqës botërorë janë përqendruar tek ndikimi ekonomik i krizës, duke tërhequr shpesh kritika ndërsa rriten infektimet dhe shifrat e vdekjeve.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro shkeli rregullat e Twitterit me disa postime ku shfaqen video në të cilat ai është takuar me grupe njerëzish ndërsa vuri në dyshim nevojën për të mbyllur bizneset dhe për t'i mbajtur njerëzit larg grumbullimeve.

 

Twitter tha se do të ndalonte postimet që janë kundër rekomandimeve të shëndetit publik dhe inkurajojnë teknikat joefektive të parandalimit që mund të rrisin mundësinë që njerëzit të sëmuren. Platforma e mediave sociale fshiu dy prej postimeve të Bolsonaros, duke thënë se shkelnin rregullat.

Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins në fillim të së hënës, në të gjithë botën, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit ishte rreth 737,000 me 35,000 vdekje.

Viktimat përfshijnë komedin e njohur japonez Ken Shimura, vdekja e të cilit u raportua të dielën vonë. 70-vjeçari u shtrua në spital në 20 Mars me ethe dhe probleme me frymëmarrjen.

Qeveria e Kinës ka filluar të inkurajojë bizneset të rihapin dyert pasi zyrtarët shëndetësorë po e përqëndrojnë vëmendjen ndaj kërcënimit të rasteve të importuara pasi kanë bërë përparim të gjerë në eliminimin e rasteve të transmetuara në vend.

Kina ishte vendi i parë që raportoi raste të koronavirusit të ri dhe vendosi izolime të rrepta, veçanërisht në qytetin e Wuhan, i cili kishte numrin më të madh të më shumë se 81,000 infeksioneve në Kinë.

Me spitalet në të gjithë botën që po përballen me një fluks të pacientëve dhe mungesë të furnizimeve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres theksoi kontributet e tyre përmes një postimi të dielën në Twitter.

 
 

Health workers worldwide continue providing critical assistance to those affected by the pandemic, often through personal sacrifice.

I'm grateful for their courage, commitment and sacrifice.

View image on Twitter
 
1,104 people are talking about this
 
 

“Punonjësit e shëndetësisë në të gjithë botën vazhdojnë të ofrojnë ndihmë kritike për ata që preken nga pandemia e COVID-19, shpesh duke bërë sakrifica personale. Unë jam mirënjohës për guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre", tha zoti Guterres. VOA

Modifikuar më Hënë, 30 Mars 2020 19:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...