Boris Johnson po përmirësohet në spital, pas dy ditësh në kujdesin intensiv duke luftuar koronavirusin, tha këtë pasdite kancelari Rishi Sunak.
Në lajmet që do të vijnë si lehtësim për kombin britanik, ai tha se Kryeministri gjithashtu ishte ulur në shtrat pas dy netësh në Spitalin e St Thomas në Londër, raporton Dailymail.
Përpara konferencës ditore të lajmeve, Z. Sunak filloi duke dhënë një azhurnim mbi gjendjen e z. Johnson, në mes pyetjeve mbi gjendjen e tij, deri në shtrimin në spital.
"Lajmet e fundit nga spitali janë se kryeministri mbetet në kujdes intensiv, ku gjendja e tij po përmirësohet," tha z. Sunak ,.
"Mund t'ju them gjithashtu se ai është ulur në shtrat dhe është duke u angazhuar pozitivisht me ekipin klinik."