Një Plan Marshall për Evropën, pas Covid-19? Eurozona duhet të angazhohet të mobilizojë 1 trilion € grante

Saturday, 11 Prill 2020 08:37

Philippe Legrain
LONDER – Ministrat e financave të Eurozonës më në fund ranë dakord në 9 Prill për një paketë masash për t’iu përgjigjur krizës COVID-19. Por përballë një emergjence të paprecedentë mjekësore dhe ekonomike, ato duhet të jenë shumë më të guximshme.
Bllokimet e vendosura në shumicën e vendeve evropiane janë ekonomikisht shkatërruese. Për shkak se shumë biznese janë mbyllur dhe pothuajse të gjithë janë të kufizuar në shtëpitë e tyre, shpenzimet e konsumatorit kanë rënë tej mase, ashtu si edhe aktiviteti ekonomik. Falimentimi po afrohet për shumë kompani, papunësia është duke u rritur, dhe të ardhurat familjare po tkurren.

Sipas një vlerësimi zyrtar, ekonomia e Francës tani po funksionon me kapacitet rreth dy të tretat. Duke supozuar se kontraktime të ngjashme po zbatohen në të gjithë Bashkimin Evropian, një mbyllje prej tre muajsh do të bënte që prodhimi vjetor të binte me rreth 8% – një shok shumë më i madh sesa ai i krizës së vitit 2008-09. Spanja që varet nga turizmi, mund të goditet edhe më shumë.

Për më tepër, humbjet mund të rezultojnë të jenë shumë më të mëdha, sepse ekonomitë nuk ka të ngjarë të rikthehen, aq shpejt sa janë rrëzuar. Pasiguria do të mbetet. Konsumatorët me borxhe dhe të trembur nuk mund të rikthehen në nivelet e mëparshme të shpenzimeve, edhe nëse kanë punë. Bankat mund të jenë jo të gatshme ose të paafta për të dhënë hua dhe shumë biznese të sëmura, nuk do të shërohen kurrë. Askush nuk mund të përjashtojë bllokime të mëtejshme në muajt në vazhdim.

Prandaj, qeveritë evropiane me të drejtë janë hedhur në veprim, për të mbështetur bizneset e mbetura pa cash dhe punëtorët e privuar nga të ardhurat. Por pjesa më e madhe e Eurozonës nuk është përgjigjur aq fuqishëm sa Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Në Francë dhe Spanjë, stimuli fiskal është vetëm rreth 2% e të ardhurave kombëtare, dhe është edhe më i ulët në Itali. Këto janë reagime krejt të pamjaftueshme, për atë që mund të bëhet një depresion masiv.

Pse nuk po bëjnë mjaftueshëm qeveritë e Eurozonës? Problemi nuk janë rregullat fiskale të Eurozonës apo rregullat e ndihmës shtetërore të BE-së, të cilat janë pezulluar ose relaksuar. As aksesi në treg nuk është problem, po të kemi parasysh që kostot e huazimit të qeverive janë gati-zero ose negative. Problemi, përkundrazi, është frika e vazhdueshme se rritja e borxheve do të çojë në masa shtrënguese shtypëse, që do të vendoseshin nga BE-ja pasi të kalojë pandemia, dhe se nevojat më të larta të qeverive për rifinancim, mund të shkaktojnë një krizë tjetër financiare.

Tani për tani, Banka Qendrore Evropiane ka qetësuar tregjet duke u angazhuar të blejë të paktën 750 miliardë euro (820 miliardë dollarë) obligacione qeveritare dhe të korporatave këtë vit, përmes Programit të ri fleksibël të blerjeve të emergjencës Pandemike (PEPP), përveç programit të shpallur më parë të lehtësimit sasior, me vlerë 360 miliardë Euro.

Por Eurozona mbetet një ngrehinë e paqëndrueshme, dhe prirja e saj për shtrëngime është thjesht në gjendje pritjeje. Ajo i mbijetoi panikut 2010-12 sepse tregjet besuan tek angazhimi i presidentit të atëhershëm të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi se BQE do të bënte “gjithçka që do të nevojitej” për të ruajtur bashkimin monetar, dhe qeveritë u lehtësuan më pas. Por pasardhësja e Draghitt, Christine Lagarde, që atëherë e ka minuar angazhimin e tij duke deklaruar se “ne nuk jemi këtu për të mbyllur spread-et” (duke iu referuar interesit shtesë të paguar nga huamarrësit më me risk, siç është Italia, në krahasim me ato më të sigurta, siç është Gjermania). Ekziston një rrezik i vërtetë i krizës financiare, pasi të përfundojë PEPP.

Ndoshta, problemi më i madh është politik. Pandemia duhej të kishte bërë bashkë evropianët përballë një kërcënimi të përbashkët, që nuk respekton kufijtë kombëtarë. Përkundrazi, shtetet individuale kanë ngritur secili gardhet e veta. Kur Italia bëri një thirrje urgjente për ndihmë mjekësore në fund të shkurtit, asnjë nga 26 vendet e tjera të BE-së nuk u përgjigj, derisa e bëri Kina. Franca dhe Gjermania në të vërtetë e ndaluan eksportin e pajisjeve mjekësore, duke u tallur praktikisht me tregun e vetëm të BE-së. Po kështu, fqinjët e Italisë në zonën e Shengenit nxituan të mbyllin kufijtë.

Më keq, kriza e eCOVID-19 ka ringjallur ndarjet dhe paragjykimet e krizës 2010-12. Në një kohë kur shumë italianë dhe spanjollë po vdesin, disa evropiano-veriorë – veçanërisht ministri i shurdhët i financave të Holandës, Vopke Hoekstra – kanë lënë të nënkuptohet se evropianët e jugut janë në vështirësi, për shkak se janë të shkujdesur dhe vanitozë.

Nuk është për t’u habitur që kriza po forcon ndjenjat anti-BE dhe partitë nacionaliste populiste, veçanërisht në Itali. Edhe Sergio Mattarella, presidenti pro-BE i vendit, është dëshpëruar nga mungesa e solidaritetit. Ndërkohë, Vëllezërit e Italisë, të cilët janë edhe më ekstremë se partia e ekstremit të djathtë La Liga, janë rritur në votime. Një qeveri e re nacionaliste e vijës së ashpër mund të vendosë të lëshojë bono të tregtueshme për të lehtësuar kufizimet e saj fiskale dhe daljen e Italisë nga euro. Kjo është gjëja e fundit që i duhet Eurozonës.

Për të shmangur një katastrofë më të gjerë ekonomike, për të larguar rrezikun e një krize financiare dhe për të siguruar një solidaritet politik shumë të nevojshëm, evropianët duhet menjëherë të fillojnë një “Plan Marshall COVID-19″. Për t’iu përgjigjur shkallës së krizës, Eurozona duhet të angazhohet të mobilizojë të paktën 1 trilion € (8% e PBB-së), që duhet të ofrohen si grante – jo kredi që do të shtonin ngarkesat e borxhit kombëtar – për marrësit e kualifikuar, në të gjithë bashkimin monetar. Kjo mund të paguajë për nevoja mjekësore siç janë testimi, të mbështesin evropianët e goditur nga papunësia dhe të ndihmojnë në mbjelljen e farërave të rimëkëmbjes ekonomike.

Plani duhet të financohet duke lëshuar një borxh të përbashkët që BQE do ta blinte dhe përballonte për të ardhmen e parashikueshme. Në dallim nga “koronabonot” e përkohshme që Gjermania, Hollanda, dhe të tjerët kanë hedhur poshtë, ky Plan i ri Marshall nuk do t’i kushtojë asgjë taksapaguesve evropianë, veriorë ose jugorë. Dhe duhet të vijë me një klauzolë, për të siguruar ata që kanë frikë se do të krijohet një bashkim i përhershëm fiskal nga dera e pasme.

Masat e dakordësuara deri më tani nga ministrat e financave të eurozonës janë shumë të mangëta. Garancitë e huasë për bizneset më të vogla janë të dobishme. Por huatë e BE-së për të ndihmuar në financimin e shpenzimeve mjekësore dhe skemat e mbrojtjes së punësimit në të vërtetë do të përbëjnë problemin e Italisë, i cili nuk është qasja në treg por hapësira fiskale. Vendimi për të krijuar një fond të ardhshëm të Rimëkëmbjes në “instrumente financiare inovative” është një konflikt i pakuptimtë, dhe qeveritë mbeten të bllokuara për lëshimin e borxhit kolektiv. Evropianët duhet të shpresojnë vetëm që liderët e tyre të arrijnë në konkluzionin se, herët a vonë, një Plan Marshall i financuar nga BQE është rruga e duhur përpara. /Project Syndicate – Bota.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...