Ja si flet një lidere në kohën e koronavirusit

E Enjte, 16 Prill 2020 11:54

BBC
Kancelarja gjermane, Angela Merkel vlerësohet për stilin e saj të drejtpërdrejtë, dhe ndonjëherë të thatë, të komunikimit.
Por në mesin e pandemisë globale, stili i saj i kthjellët dhe shpjegimet e thjeshta janë vlerësuar gjerësisht, edhe pse shumë gjermanë e shohin si normale.
Përshkrimi i saj në video (SHIHNI VIDEON DHE LEXONI TRANSKRIPTIN)- se si një rritje e vogël e nivelit të infeksioneve, mund të përmbysë sistemin shëndetësor të vendit, është shumë i ndryshëm nga stili i liderëve të tjerë në botë.
Merkel lajmëroi se javën tjetër disa dyqane mund të hapen, por paralajmëroi se ky është një sukses i brishtë.

Përpara se të futej në politikë, Merkel ka qenë shkencëtare. Ajo është trajnuar si kimiste.
MERKEL: Kurba është sheshur. Duhet të jetë kështu në mënyrë që të mos mbingarkojë sistemin tonë shëndetësor.

Ne kemi krijuar modele sipas vëzhgimeve. Tani jemi te riprodhimi me faktor 1, që do të thotë se një person infekton një tjetër.

Mund të them se për një zinxhir infeksioni, nëse një person infekton një tjetër, kjo është një mesatare e një personi që infekton një tjetër.

Nëse shkojmë në pikën ku secili infekton 1.1 persona, atëherë në tetor do të arrijmë kapacitetin maksimal të sistemit tonë shëndetësor, me numrin e supozuar të shtretërve në kujdesin intensiv.

Nëse shkojmë te 1.2 njerëz, që do të thotë se të gjithë infektojnë 20 përqind më shumë, pra nga pesë njerëz, një infekton dy dhe të tjerët nga një, atëherë do të arrijmë limitin e sistemit tonë shëndetësor në korrik.

Dhe nëse shkojmë te 1.3 persona, atëherë në qershor do të arrijmë limitin e sistemit tonë shëndetësor.

Pra, nga këtu mund të shohim sa i vogël është marzhi. Dhe i gjithë ky vlerësim është bazuar te fakti që ne mund të kemi një shifër infeksionesh që mund ta monitorojmë, që mund ta gjurmojmë.

Dhe që mund të kemi më shumë koncepte të mbrojtjes dhe falë tyre, mund të lehtësojmë kufizimet.

Por kjo është një vijë kaq e hollë, një situatë kaq e brishtë, ku kujdesi është fjala e ditës dhe jo besimi i tepruar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...