Shënon rritje numri i viktimave dhe të infektuarve në Spanjë, të shëruarit llogariten mbi 82 mijë

Tuesday, 21 Prill 2020 16:10

Numri i viktimave ka shënuar një rritje të lehtë, ndërsa ai i infeksioneve është rritur dyfish në Spanjë.

Mediet vendase raportojnë se në 24 orë janë shënuar 430 viktima, një rritje e lehtë kjo nga dita e djeshme kur u regjistruan 399 viktima.

Kështu numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 21,282.

Ndërsa sa i përket numrit të të infektuarve janë regjistruar 3968 persona me koronavirus në të gjithë vendin, ndërsa dje 1536. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 204,178.

Lajme të mira vijnë sa i përket personave të shëruar, pasi numri i tyre ka arritur në 82,514.

Modifikuar më Tuesday, 21 Prill 2020 16:12
Login to post comments