Shteti amerikan padit Kinën për shpërthimin e koronavirusit

E mërkurë, 22 Prill 2020 08:49

Shteti amerikan i Misurit paditi Qeverinë e Kinës dhe Partinë e saj Komuniste për, siç tha, mashtrim të qëllimshëm, që çoi në pandeminë e koronavirusit, raporton BBC.pro
Në padi, Prokurori i Përgjithshëm i Misurit Eric Schmitt pretendon se Kina bëri pak për të ndaluar përhapjen e virusit.
Schmitt pretendon se banorët e Misurit kanë pësuar ndoshta dhjetëra miliarda dollarë dëme ekonomike.
Por ekspertët juridikë kane dyshime lidhur me kete hap, apo se ku do te coje ai.
“Qeveria e Kinës e gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi, dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e saj”, tha prokurori i përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt, duke shtuar me tej se “Kina duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj”.
Padia kërkon dëmshpërblime për jetët e humbura, vuajtjet e njerëzve dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtetin e Misurit.
Padia civile, e ngritur të martën, është kundër qeverisë kineze, Partisë Komuniste Kineze dhe zyrtarëve dhe institucioneve të tjera kineze.
Nga ana tjeter, Kina e mohon fuqishëm mosmenaxhimin e krizës.
Rastet e para me koronavirus atje janë shfaqur në fund të vitit të kaluar dhe më pas janë përhapur në gjithë botën.
Mbi 2.5 milionë njerëz janë prekur nga koronavirusi dhe mbi 177,000 kanë vdekur.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve, mbi 825,000, dhe të viktimave, mbi 45,000.

Login to post comments