Pompeo thirrje Kinës: Mbyllni përfundimisht tregjet e kafshëve të egra

E Enjte, 23 Prill 2020 08:35

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kinës, që të mbyllë përfundimisht tregjet e saj të kafshëve të egra, duke përmendur lidhje midis këtyre tregjeve dhe sëmundjeve zoonotike.

Koronavirusi mendohet se ka “lindur” në një treg të kafshëve të egra në Uuhan të Kinës në fund të vitit që lamë pas. Virusi është përhapur në të gjithë botën, duke vrarë deri tani mbi 180 mijë njerëz e duke infektuar mbi 2.6 milionë të tjerë, shkruan Reuters.

“Duke pasur parasysh lidhjen e fortë midis kafshëve të egra të paligjshme të shitura në tregjet me lagështi dhe sëmundjeve zoonotike, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Republikës Popullore të Kinës që të mbyllë përgjithmonë tregjet e saj të lagështa të kafshëve të egra,” tha Pompeo në deklaratë.

 

Login to post comments