Merkel:Ende fillimi/Transparenca demokratike ndihmon shumë në këtë situatë

E Enjte, 23 Prill 2020 10:04

BBC
Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje vendit që të vazhdojë të mbetet ‘i zgjuar dhe i kujdesshëm’ në trajtimin e fazës tjetër të epidemisë së koronavirusit.
Duke folur në parlament, ajo tha se “nuk është faza fundore, por ende fillimi”. “Ne do jemi me të për një kohë të gjatë”.

Ajo shtoi: “Unë e di se sa të vështira janë kufizimet, është një sfidë për demokracinë pasi kufizohen të drejtat tona themelore”.

Por ajo tha se transparenca demokratike, siç është shtypi i lirë, ndihmon për ta bërë situatën më të tolerueshme.

“Është e mahnitshme se sa mirëkuptim kanë treguar njerëzit për njëri-tjetrin,” tha ajo. Deputetët e duartrokisnin vazhdimisht atë.

Merkel tha se kontrolli i virusit është një sfidë e madhe për kohezionin e Europës. “Kjo është sfida më e madhe që prej Luftës së Dytë Botërore për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë,” tha ajo në Bundestag.

“Duke vazhduar me disiplinë maksimale, ne mund të rikthehemi për jetuar në siguri më shpejt”. Ajo paralajmëroi se kjo disiplinë duhet për të mos lejuar rikthimin te izolimi.

“Nuk duhet të çojmë dëm atë që kemi arritur,” tha ajo, duke vlerësuar sistemin shëndetësor në Gjermani.

Login to post comments