Flet infermierja që u kujdes për Boris Johnson:Nuk Mori trajtim të veçantë, ishte pacient si të tjerët

E Enjte, 23 Prill 2020 12:28

“Boris Johnson ishte thjesht ‘një pacient tjetër për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën”.

Keshtu ka deklaruar një nga infermieret, pjese e eikipit që u mor me trajtimin e kryeministrit britanik, ndërkohë që ai ishte i shtruar në spital i prekur nga koronavirusi.
Jenny McGee u vlerësua nga kryeministri që i qendroi mbi kokë, te shtrati, në kohën e tij kritike në trajtim intensiv, ku u trajtua edhe me oksigjen.
Infermierja nga Zelanda e Re tregon për BBC se ajo nuk e kishte menduar kurre që Kryeministri do ta përmendëte atë, dhe tha se kur e degjoi u “shokua”.

Ajo këmbënguli se Johnson nuk mori asnjë trajtim të veçantë dhe mori gjithçka që marrin të gjithë pacientet te jane ne kujdes intensiv.

Duke folur për Televizionin e Zelandës së Re (TVNZ), McGee tha: “Ne e konsiderojmë shumë seriozisht cilindo qe vjen në kujdesin intensiv, gjithe pacientët që vijnë tek ne, është një gjë shumë e frikshme për ta, kështu që ne nuk e marrim lehtë”.

Ajo nuk u impresionua se ishte duke trajtuar Kryeministrin, duke thenë se ai ishte vetëm pacienti i radhës në ditën që ajo ishte në shërbim në krye të detyrës.

“Ai ishte thjesht një pacient tjetër për të cilin ne po punonin dhe po benim të pamunduren për trajtimin”, tha ajo.

McGee, e cila ka punuar në kujdesin intensiv për 10 vjet, tha se është e paimegjinueshme të shohesh pacientët që janë të ndarë nga familjet e tyre, apo për ata që kanë fund tragjik, duke e përshkruar atë si pjesën më të vështirë dhe të trishtuar të punës.

Ajo tha se infermierët janë të lumtur që u ofrojnë disa rehati këtyre pacientëve duke u “mbajtur dorën” në momentet më të vështira.

Modifikuar më E Enjte, 23 Prill 2020 12:32
Login to post comments