Cuomo: Llojet e para të koronavirusit këtu erdhën nga Evropa

Saturday, 25 Prill 2020 08:10

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio përshëndeti dhe falenderoi sot të gjithë banorët e Nju Jorkut që kanë ushtruar praktikat e distancimit fizik. Ai njoftoi se për herë të parë numri i pacientëve të shtruar në pavijonët e kujdesit intensiv dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale për koronavirusin kanë filluar të bien.

Gjatë konferencës për shtyp në bashki, zoti de Blasio shtoi se po bie gjithashtu edhe niveli i personave që rezultojnë pozitivë gjatë testimeve për koronavirusin.
Ndërkaq, Guvernatori i shtetit Nju Jork, Andrew Cuomo tha të premten se hulumtimet tregojnë se llojet e para të koronavirusit që hynë për herë të parë në shtetin e tij, erdhën nga Evropa dhe jo nga Kina, dhe se ndalimet e udhëtimit të miratuara nga Presidenti Donald Trump ishin shumë të vonuara për të ndaluar përhapjen e tij.

Zoti Cuomo iu drejtua studiuesve në Universitetin Northeastern të cilët vlerësuan se më shumë se 10 mijë njujorkezë mund ta kishin marrë sëmundjen në kohën kur shteti pati rastin e parë të konfirmuar më 1 mars. Ai tha se ai besonte se Italia ishte burimi i mundshëm.
Guvernatori vuri në dukje se Presidenti Trump urdhëroi ndalimin e udhëtimit nga Kina më 2 shkurt, më shumë se një muaj pasi ishin shfaqur lajmet në lidhje me një shpërthim të virusit në Kinë, dhe vendosi të kufizojë udhëtimet nga Evropa muajin pasues. Deri në atë kohë, virusi ishte përhapur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara, tha ai.

Modifikuar më Saturday, 25 Prill 2020 08:12

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...