Rihapen shkollat ​​në Gjermani/Studentët duhet të mësohen me realitetin e ri.

Saturday, 25 Prill 2020 08:30

Nxënësit në Gjermani u kthyen në klasë të hënën pasi shkollat ​​që ishin mbyllur muajin e kaluar nga koronavirusi, filluan të rihapen.

Rihapja e pjesshme, e dakorduar javën e kaluar nga kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat rajonalë, filloi me studentët më të mëdhenj, të cilët do të vëzhgojnë distancimin e rreptë shoqëror, shkruan Reuters.

Drejtori i shkollës së mesme FREIHERR-VOM-STEIN, Martin Finke thotë:
“Së pari, ne ulëm numrin e nxënësve në një grup, natyrisht. Tani kemi rreth tetë fëmijë në një klasë me një mësues në ndërrime të ndryshme. Kjo do të thotë, studentët do të qëndrojnë në radhë jashtë klasës. Pastaj ata do të lajnë duart dhe shkojnë në tavolinën e tyre të caktuar, e cila është e rezervuar vetëm për ta. Ne do të duhet të fillojmë t’u mësojmë fëmijëve se kjo është rutina e re”.

“Sot është fillimi i diçkaje të re dhe shpresoj se do të jemi në gjendje t’u japim studentëve që vijnë këtu një besim dhe një ndjenjë të komunitetit, në këtë realitet të ri, në mënyrë që ata të mund të na shohin përsëri ne dhe shokët e tyre të klasës, realitetin që ata do të duhet të mësohen edhe pas diplomimit të tyre në gusht. Tani kemi një temë krejt të re, të cilën do të duhet ta mësojmë çdo mëngjes, dhe të quajtur higjienë”, tha drejtori Finke.

Nxënësit në të gjithë botën kanë marrë mësimet e tyre nëpër internet pasi qeveritë kanë urdhëruar që shkollat ​​të mbyllen në mënyrë që të ngadalësojnë transmetimin e coronavirusit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...