Paralajmërimi i mjekut britanik: Një valë e dytë pandemie do ishte më vdekjeprurëse se e para.

Saturday, 02 May 2020 10:51

Një valë e dytë e virusit COVID019 në dimer mund të jetë më e rëndë dhe mund të përhapet më shpejt sesa vala e parë. Kështu ka paralajmëruar mjeku britanik, Chris Whitty, i cili shton se në rastin e Britanisë pasojat do ishin shumë më të mëdha.

vendet që kanë ndërmarrë masat e lehtësimit duhet të bëjnë shumë kujdes pasi pandemia duhet mbajtur në kontroll edhe për muajt në vazhdim dhe nuk duhet menduar vetëm për tani.

Ai kundërshton kryeministrin Boris Johnson i cili dje deklaroi se Britania e kishte kaluar kulmin e virusit.Përmes një videoje në internet ai thotë se niveli i riprodhimit të virusit- që njihet si R, duhet të mbahet poshtë njëshit, që do të thotë se çdo i infektuar nuk duhet që të infektojë mesatarisht më shumë se një person tjetër. Në të kundërt ai parashikon rëndim të situatës:

‘Duhet të sigurohemi që R-ja të mos shkojë më lart se një, në të kundërt do goditemi shumë me keq me një valë të dytë. Covid-189 na ka shtruar një rrugë shumë të gjatë dhe zhdukja teknikisht duket e pamundur’, thotë profesor Whitty.
Ai shton se ka shumë të panjohura për këtë virus, përfshirë edhe çështjen nëse është sezonal apo jo: ‘Ne nuk e dimë akoma, është shumë herët. Mund të ketë ndonjë element sezonal për këtë virus që ne nuk e dimë ende. Nëse po, siç ndodh me shumicën e viruseve që prek frymëmarrjen, ka gjasë të transmetohet, dhe kjo me gjasë do ndodhë prapë në dimër! Dimri është më keq se vera, pranvera dhe vjeshta sa i përket viruseve dhe ne duhet të mendojmë për këtë se dimri nuk është larg. Nëse ruajmë masat e distancimit social, ka të ngjarë të shohim efekte pozitive edhe në dimër, mund të kemi më pak raste edhe gripi dhe viruse të tjera të transmetueshme’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...