"Do ta mposhtim këtë virus"-Kancelarja Merkel zbulon çfarë do të diskutohet në video-konferencën e thirrur nga Presidentja e KE-së

Saturday, 02 May 2020 14:58

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shfaqur në një podcast ku flet rreth planeve ndërkombëtare për hapat e përbashkët për të luftuar pandeminë dhe për krijimin e një vaksine nga e cila duhet të përfitojnë të gjithë.

Kjo thirrje e Merkel vjen para video-konferencës së donatorëve “Coronavirus Global Response”, më 4 maj, ndërsa kancelarja thekson se po punon ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetit për të luftuar pandeminë.

Merkel zbulon se në këtë video-konferencë të thirrur nga Presidentja e KE-së, Ursula von Der Leyen do të flitet për zhvillimin e vaksines dhe sa ilaçet e mira diagnostikuese janë në dispozicion. Kancelarja gjermane kërkon veprim të përbashkët në të gjithë botën, pasi të gjithë mund të infektohemi, ndersa konfirmon se Gjermania do te jape nje kontribut te rendesishem financiar.

“Koronavirusi përhapet në mënyrë të barabartë kudo. Pra, kjo epidemi është një pandemi, një përhapje në të gjithë botën e një sëmundje që nuk mund ta luftojmë në shkallë kombëtare, por vetëm së bashku. Vendet e G20, të cilat përfaqësojnë 80% të fuqisë ekonomike në botë vendosën në një video konferencë në fund të marsit që të luftonin së bashku këtë pandemi. Dhe Ursula von Der Leyen, Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, na ka ftuar nëpërmjet një video konference në një takim donatorësh më 4 maj, ku Gjermania do të jetë gjithashtu pjesëmarrëse. Do të flasim se si do të zhvillojmë vaksina për të gjithë njerëzit në mbarë botën, se si dhe sa ilaçet dhe opsionet e mira diagnostikuese janë në dispozicion. Do të marrim pjesë në mënyrë intensive dhe aktive në këtë video konference .

Të gjithë mund të infektohemi, kjo është arsyeja pse e kemi për detyrë të veprojmë së bashku, në të gjithë botën. Pra, nuk është vetëm një mundësi për ndërveprim, por është një domosdoshmëri.

Gjermania e pranon këtë përgjegjësi dhe kjo është arsyeja pse ne do sigurohemi që nga kjo vaksinë të përfitojnë të gjithë njerëzit pasi të jetë krijuar, dhe po ashtu në jenë në dispozicion edhe ilaçet që janë të nevojshme dhe pajisjet diagnostikuese gjithashtu. Prandaj, unë e vleresoj shumë faktin që jo vetëm qeveritë, por edhe fondacionet private si Media dhe Bill Gates Foundation dhe aktorë privatë siç janë prodhuesit e vaksinave dhe prodhuesit mjekësorë janë bërë bashkë për të punuar. Deri sot, rreth 8 miliardë euro cilësohen të humbura për zhvillimin e një vaksine. Në të njëjtën kohë, parakushtet duhet të krijohen në mënyrë që sasi të barabarta të një vaksine të tillë të mund të prodhohen pasi të jetë në dispozicion. Prandaj është mirë që një aleancë e madhe është e angazhuar për këtë punë, dhe që sa më shumë aktorë ta bëjnë këtë prodhim vaksine, këtë prodhim të ilaçeve dhe këto opsione diagnostikuese të mundshme me kontribute financiare. Kjo përfshin aleancat e vaksinimit si CEPI, GAVI, dhe natyrisht një grup i madh vendesh. Dhe unë jam e gëzuar që Arabia Saudite, që mban presidencën e G20, është gjithashtu e përfshirë në mënyrë aktive.

Gjermania do të japë një kontribut të rëndësishëm financiar. Nuk dua ta them këtë sot, por mund të them që në çdo moment do të monitorojmë në mënyrë aktive zhvillimin e mëtejshëm. Duhet shumë koordinim. Do të duhen shumë kontakte bilaterale me vendet e tjera. Ne dëshirojmë të punojmë ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetit, e cila ka një rol kryesor në këtë çështje. Gjermania është në pararojë të të gjitha këtyre veprimtarive, sepse ne si vend jemi të përkushtuar për faktin se vetëm veprimi i përbashkët, veprimi multilateral ndërkombëtar mund ta kapërcejë këtë pandemi. Ne e dimë që kjo situatë dëmton jetën tonë ekonomike, sociale dhe shoqërore, kudo. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë me përqendrim të madh për ta përmirësuar gjendjen dhe pastaj të mposhtim këtë virus duke zhvilluar një vaksinë. Dhe kjo është një nga detyrat më fisnike për të shpëtuar miliona jetë njerëzore në këtë botë”, tha Merkel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...