Rusia e nxjerr kokën, i çon faturën Italisë, ja çfarë kërkon në këmbim të ndihmës për COVID-19

Diel, 03 May 2020 10:38

E përditshmja italiane Linkiesta shkruante sot se përfaqësuesi i partisë italiane në pushtet Lëvizja 5-Yje dhe kryetar i komitetit të marrdhëneive me jashtë të Senatit, Vito Petrocelli, ka marrë një letër nga homologu i tij në parlamentin rus Duma, Leonid Slutsky, ku ky i fundit i kërkon ndihmë për heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

Madja gazeta konservatore shkruan më tej se Moska ka dërguar edhe një faturë për ndihmën e dërguar, përfshi dhe atë ushtarake.

Sipas saj, në letër Slutsky thekson ndihmën e Rusisë për Italinë në luftën kundër koronavirusit, dhe i kërkon qeverisë italiane të bëjë presion mbi vendet evropiane që Brukseli të heqë sanksionet e vendosura kundër Moskës në lidhje me çështjen e Ukrainës.

 

“Vendet perëndimore që e quajnë veten demokratike, kanë vendosur disa tipe sanksionesh ndaj rreth një të tetës së popullatës së botës dhe nuk kanë në plan t’i zbusin ato as edhe gjatë pandemisë së koronavirusit … Unë i bëj thirrje të gjithë politikanëve të heqin dorë nga politika destruktive e sanksioneve,” shkruan Slutsky.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...