Sot nis “hapja” në Europë, vëmendja tek Italia dhe Spanja.

Hënë, 04 May 2020 08:58

Europa po nis një nga fazat më të rëndësishme të rihapjes së bizneseve dhe jetës së qytetarëve sot, me vëmendjen e përqendruar tek Italia dhe Spanja, dy vendet më të goditura të kontinentit nga koronavirusi.spanje

Në Spanjë, ku që nga nisja e pandemisë ka pasur mbi 245,000 të infektuar dhe mbi 25,000 vdekje nga Covid-19, njerëzit janë lejuar të dalin jashtë këtë fundjavë për stërvitje apo vrap, për herë të parë në 7 javë.
Dyqanet e vogla, libraritë dhe sallonet e flokëve hapen të hënën, duke u shërbyer klientëve me orare të paracaktuara, po ashtu edhe restorantet për ushqime për t’u marrë me vete.

Mbajtja e maskave për fytyrën do të jetë e detyrueshme në transportin publik. ndërsa Italia që sot do të lejojë njerëzit të udhëtojnë brenda rajoneve për të vizituar të afërmit e tyre, duke mbajtur maska fytyre, por shkollat, parukeritë, palestrat dhe shumë aktivitete të tjera do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Kafenetë dhe restorantet do të ofrojnë vetëm ushqime për të marrë me vete. Kufizimet për funeralet janë lehtësuar, duke lejuar pjesëmarrjen deri në 15 vetë.

Virusi ka marrë rreth 29 mijë jetë në Itali. Portugalia, ndërkohë, i dha fund gjendjes së jashtëzakonshme të shtunën në mbrëmje dhe disa dyqane të vogla po rihapen. Edhe Gjermania do ta vazhdojë heqjen e masave, ku në disa rajone pritet rihapja e shkollave. Kishat në mbarë Gjermaninë mbajtën mesha të dielën, për herë të parë pas gjashtë javësh.spanje

Por shërbyesit kishtarë dhe besimtarët mbanin maska, duhej të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe nuk kishin të drejtë të këndojnë. Në Hungari, disa dyqane dhe muze, hapësirat e jashtme të restoranteve dhe hoteleve gjithashtu do të hapen nga e hëna, por masat kufizuese do të mbesin në fuqi në Budapest, ku janë regjistruar 70 për qind e rasteve.

Ndërsa Sllovenia dhe Polonia do ta lejojnë rihapjen e disa bizneseve dhe hapësirave publike. Po ashtu, Franca ka paralajmëruar se do t’i largojë pjesërisht masat e izolimit nga 11 maji, përfshirë rihapjen e shkollave fillore.

Të gjitha vendet kanë paralajmëruar se vendimi mbetet në varësi të vlerësimeve nga ekspertët shëndetësorë, pasi nëse rastet do të rriten, masat do të rikthehen

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...