“Ishte në prag të një zbulimi të rëndësishëm për koronavirusin”, studiuesi gjendet i vdekur në banesë.

E mërkurë, 06 May 2020 11:37

Një studiues i njohur Universitetit të Pittsburgh, pjese e Qendrës Mjekësore, qe thuhej se ishte ne prag të ‘gjetjeve shumë domethënëse’ të lidhura me koronavirusin u gjet i vdekur ne banese.1

Dr Bing Liu, 37 vjeç, ishte i vetëm në shtëpinë ne bllokun e Gjykatës Elm në Ross Township të shtunën pasdite, kur një burrë tjetër – i identifikuar si 46-vjeçari Hao Gu – dyshohet se hyri në banesen e tij përmes një derë të hapur dhe hapi zjarr.

Liu u godit me plumba në kokë, qafë dhe vdiq nga plagët.
Gruaja e tij nuk ishte në shtëpi në kohën e vrasjes, njoftuan mediat e huaja, nderkohe qe cifti nuk ka femije.

Policia tha se personi i dyshuar si autor, pas vrasjes hipi ne makinen e tij te parkuar 100 metra me larg dhe e ktheu armen ndaj vetes.

Liu ishte një asistent profesor kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC, sipas një deklarate të lëshuar nga punëdhënësi i tij që njoftonte vdekjen e tij të parakohshme.

“Bing ishte në prag te gjetjeve shumë domethënëse drejt kuptimit të mekanizmave qelizorë që mbështesin infeksionin SARS-CoV-2 [COVID-19] dhe bazën e ndërlikimeve” thuhet në deklaratë.

“Ne do të bëjmë një përpjekje për të përfunduar atë që ai filloi si një përpjekje për t’i bërë homazhe punes se tij te përsosur shkencore”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...