Mbi 100 mijë viktima nga COVID-19 në SHBA, ja sa vdesin çdo ditë. Trump:Ishim të shpejtë.

E Enjte, 28 May 2020 09:02

Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në 100,000 të mërkurën pasdite, më i larti në botë deri tani dhe gati një e treta e më shumë se 350,000 vdekjeve në të gjithë globin.

Ndërsa SH.B.A. kaloi shifrën ogurzezë, Presidenti Donald Trump mbrojti trajtimin e tij të krizës dhe akuzoi mediat e lajmeve dhe politikanët demokratë për përhapjen e dezinformatave në lidhje me përgjigjen e tij.

“Radikalët e majtë, së bashku me partnerët e tyre, demokratët që nuk bëjnë asgjë, po përpiqen të përhapin një narrativë të re që Presidenti Trump ishte i ngadaltë në reagimin ndaj Covid 19,” tha Trump në një postim në Twitter të mërkurën. “E gabuar, unë isha shumë i shpejtë, madje bëra ndalimin e lëvizjeve me Kinën shumë kohë përpara se dikush ta mendonte si të domosdoshme!”

Referenca e presidentit Trump ndaj Kinës lidhet me vendimin e tij të 31 janarit për të ndaluar qytetarët jo-amerikanë të udhëtojnë nga Kina ndërsa lejoji që qytetarët amerikanë dhe banorët e përhershëm të vazhdonin të vinin në SHBA për sa kohë që i nënshtroheshin vëzhgimit dhe mundësisë së një karantine 14-ditore.

Rreth 1.400 amerikanë kanë vdekur mesatarisht çdo ditë në maj, nga kulmi prej 2,000 vdekshjesh në ditë në prill, sipas të dhënave të shteteve dhe të qarqeve mbi vdekshmërinë nga COVID-19.

Në rreth tre muaj, më shumë amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 sesa gjatë Luftës Koreane, Luftës së Vietnamit dhe konfliktit amerikan në Irak nga viti 2003-2011 të marra së bashku.

Sëmundja e re e frymëmarrjes gjithashtu ka vrarë më shumë njerëz sesa epidemia e SIDA-s nga viti 1981 deri në vitin 1989 dhe është shumë më vdekjeprurëse sesa ka qenë gripi sezonal në dekada. Herën e fundit që gripi vrau më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara ishte gjatë sezonin 1957-1958, kur gjetën vdekjen 116,000 vetë.

Rastet e amerikanëve të infektuar me koronavirus janë mbi 1.7 milion me disa shtete jugore që panë shtime të rasteve të reja javën e kaluar, sipas një analize të Reuters bazuar në të dhënat nga Projekti i Gjurmimit të COVID, një përpjekje e drejtuar nga vullnetarë për të ndjekur shpërthimin e virusit në vend.

Në nivel global, rastet e infektimit me koronavirus kanë arritur në 5.6 milion me mbi 350,000 vdekje që kur shpërthimi filloi në Kinë në fund të vitit të kaluar dhe më pas mbërriti në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Amerika e Jugut tani është duke mbajtur më rëndë barrën e shpërthimit, me Brazilin që ka numrin e dytë të rasteve në botë.

Sipas një raporti të Reuters, nga 20 vendet e prekura më së shumti, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e tetë në bazë të vdekjeve për frymë. Shtetet e Bashkuara kanë tre vdekje në 10,000 njerëz. Belgjika është e para me tetë vdekje për 10,000 njerëz, e ndjekur nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

Ndërkohë, momenti historik global vjen ndërsa Koreja e Jugut njoftoi të mërkurën numrin më të lartë të rasteve të reja në 49 ditë. Autoritetet u përqëndruan në testimin e punëtorëve të gjigandit i tregtisë elektronike Coupang pasi dhjetëra raste u lidhën me një pikë të kompanisë pranë Seulit.

7a3e9c6a-d0bc-4428-8cf6-196f4b7c6681_w650_r1_s

Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se të gjitha, përveç katër nga 40 rastet e reja të saj ishin në zonën e Seulit.

Vendi ishte një pikë e nxehtë në fillimet e shpërthimit të koronavirusit, por tani renditet në 50 vendet e para për sa i përket infeksioneve të konfirmuara, sipas statistikave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Dita e zymtë për Brazilin

Brazili është bërë burim kryesor shqetësimi, duke u renditur vetëm Shteteve të Bashkuara për nga numri i infeksioneve. Të martën, ky vend raportoi vdekjet më të larta një-ditore në botë, 1.039, ditën e pestë radhazi në krye të listës së zymtë.

India shënoi rekordin e saj më të lartë prej 6,000 rastesh të reja të mërkurën, duke e çuar totalin e saj në mbi 150,000.

Meksika raportoi gjithashtu përshkallëzime shqetësuese në shpërthimin e koronavirusit, me 501 vdekje në ditë dhe 3,455 raste të reja të konfirmuara.

Si shumë qeveri në të gjithë botën, Meksika po shqyrton urdhrat për qëndrimin në shtëpi dhe distancat sociale përkundrejt dëshirës për të rifilluar aktivitetin ekonomik.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador u tha gazetarëve se këshilltarët e tij po diskutonin hapa të mundshëm të rihapjes dhe mund të njoftojë qysh këtë javë planet për të lejuar nxënësit të kthehen në shkollë. Ai gjithashtu tha se kishte planifikuar të vizitonte shtetet e Meksikës dhe të këshillohej me zyrtarët lokalë për të lehtësuar kufizimet.

Në Shtetet e Bashkuara, qeveritarët vazhduan të heqin urdhrat e tyre të mbylljes, përfshirë në Nevada, ku Guvernatori Steve Sisolak njoftoi se kazinotë në Las Vegas mund të rihapnin më 4 qershor. Industria kryesore e këtij shteti është mbyllur për 10 javë.

“Ne i mirëpresim vizitorët nga i gjithë vendi të vijnë këtu, për të kaluar një kohë të mirë, ashtu siç kanë bërë më parë, por ne do të jemi të kujdesshëm,” tha zoti Sisolak.

Zelanda e Re raportoi një moment historik të ri në mëkëmbjen e saj nga koronavirusit, duke thënë se të mërkurën nuk kishte më pacientë me COVID-19 në spitalet e vendit. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se kishte vetëm 21 raste aktive në Zelandën e Re, vendi i cili vendosi një bllokim të rreptë pesë-javor përpara se të lehtësonte ngadalë masat në fund të prillit.

Pesha mbi punëtorët

Pandemia ka patur një peshë të rëndë financiare tek punonjësit e rinj në të gjithë botën, sipas agjencisë së OKB-së për punën.

Organizata Ndërkombëtare e Punës tha të mërkurën se më shumë se një në çdo gjashtë punëtorë të rinj kishin ndaluar së punuari gjatë pandemisë, dhe paralajmëroi për pasoja afatgjata që mund të çojnë në krijimin e një “gjeneratei të bllokuar” nëse nuk merren masa për të zbutur krizën.

Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, kishte mbi 5.6 milion raste të konfirmuara dhe gati 355,000 vdekje në të gjithë botën që nga e mërkura në mbrëmje. VOA

Modifikuar më E Enjte, 28 May 2020 10:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...