COVID-19/Zbulohet porosia e prerë e Angela Merkel për të shmangur përhapjen e një valë të dytë të virusit

E Enjte, 28 May 2020 10:12

Gjermania po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 shtetet rajonale, tha kancelarja Angela Merkel.

Ajo porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse, shkruan Reuters.

“Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve, transmeton Reuters.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Gjermani janë regjistruar gjithsej 181,293 raste me COVID-19, dhe 8,408 viktima.Të hënën u lehtësuan masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoraneve.Gjermania është zhytur në recesion, pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009.

Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...