Google:Hakera kinezë dhe iranianë sulmuan fushatat elektorale të Biden dhe Trump

Premte, 05 June 2020 08:14

 

Hakerë të mbështetur nga shteti kinez kanë bërë objekt të sulmeve të tyre anëtarët e stafit që punojnë në fushatën elektorale të demokratit Joe Biden, tha të enjten një zyrtar i lartë i sigurisë në kompaninë Google. I njëjti zyrtar tha se hakera iranianë kishin shënjestruar së fundmi llogaritë e email-it që i përkisnin stafit të fushatës së Presidentit republikan Donald Trump.

Njoftimi, i bërë në Twitter nga kreu i Grupit të Analizave të Kërcënimeve të kompanisë Google, Shane Huntley, është indikacioni i fundit i spiunazhit dixhital që ka në objektiv vazhdimisht politikanët e lartë.

Shane
Huntley tha se nuk kishte “asnjë shenjë kompromentimi” të të dyja fushatave elektorale.

Përpjekjet iraniane për të hyrë në postën elektronike të zyrtarëve të fushatës Trump janë dokumentuar edhe më parë. Vitin e kaluar, kompania Microsoft njoftoi se një grup shpesh i njohur me nofkën “Charming Kitten” kishte provuar të depërtonte në llogaritë e postës elektronike që i përkisnin një fushate presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Megjithëse kompania nuk përmendi emrin e fushatës elektorale, burime të tjera e identifikuan atë si fushatën Trump.

 

Në fillim të këtij viti, kompania Area 1 Security tha se hakerat rusë kishin sulmuar kompani të lidhura me një firmë gazi ukrainase, ku djali i zotit Biden dikur shërbente në bord.

Jo detaje të mëtejshme
Kompania Google nuk pranoi të ofrojë detaje të mëtejshme përtej mesazheve në Twitter të zotit Huntley, por njoftimi i pazakontë publik është një tregues se sa të ndjeshëm janë bërë amerikanët ndaj përpjekjeve të spiunazhit dixhital ndaj fushatave politike.

“U kemi dërguar përdoruesve që janë sulmuar paralajmërimin tonë për sulmin dhe i referuam këto informacione në organet federale të zbatimit të ligjit”, tha një përfaqësues i kompanisë Google.

Hakerimi për të ndërhyrë në zgjedhje është bërë një shqetësim për qeveritë, veçanërisht pasi agjencitë amerikane të zbulimit konkluduan se Rusia zhvilloi një operacion hakmarrjeje dhe propagande për të prishur procesin demokratik amerikan në vitin 2016 për të ndihmuar kandidatin e atëhershëm Trump që të bëhej president. Ndër objektivat e sulmit ishte infrastruktura dixhitale e përdorur nga fushata e kandidates demokrate për president në vitin 2016, Hillary Clinton.

Moska ka mohuar çdo ndërhyrje.

Sulmet të zakonshme
Përpjekjet e kundërshtarëve të huaj për t’u ndërhyrë në fushatat presidenciale janë të zakonshme.

“Ne jemi në dijeni të raporteve nga Google se një aktor i huaj ka bërë përpjekje të pasuksesshme për të hyrë në llogaritë personale të postës elektronike të stafit të fushatës”, tha një zëdhënës i fushatës Biden. “Ne e kemi ditur që nga fillimi i fushatës sonë se do t’i nënshtrohemi sulmeve të tilla dhe ne jemi të përgatitur për to”.

Fushata Trump, ambasada kineze në Uashington dhe misioni iranian në Kombet e Bashkuara në New York nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.

Charming Kitten, grupi i identifikuar nga Google si përgjegjës për shënjestrimin e fushatës Trump, gjithashtu ka qenë kohët e fundit në titujt e lajmeve mbi ndërhyrje të tjera, përfshirë shënjestrimin e kompanisë farmaceutike Gilead Sciences Inc.

Në fillim të këtij viti, Reuters e lidhi grupin me përpjekjet për të imituar personalitete të mediave dhe gazetarë.

John Hultquist, drejtor i analizave të zbulimit me firmën amerikane të sigurisë kibernetike FireEye Inc, i përshkroi të dy grupet e hakerave si “aktorë spiunazhi” dhe tha se ata me shumë gjasa po përpiqeshin të mblidhnin të dhëna zbulimi dhe jo thjesht të vidhnin materiale për t’i nxjerrë në internet.

FBI-ja dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar nuk pranuan të komentojnë.

Modifikuar më Premte, 05 June 2020 08:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...