Ndërhyrja e ushtrisë për protestat e dhunshme/52% e amerikanëve mbështesin Trump

Tuesday, 09 June 2020 10:45

Më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të dislokimit të ushtrisë për të ndërhyrë atje ku ka protesta të dhunshme, sipas një sondazhi të ri të ABC News / Ipsos të publikuar të dielën.

Në anketën e re, 52% e të pyeturve e miratojnë përdorimin e ushtrisë, krahasuar me 48% që janë kundër.

Pyetja që iu bë të anketuarve bënte fjalë vetëm për demonstrime të dhunshme dhe jo për protesta paqësore.

Në fillim të javës që kaloi, presidenti Trump ngriti mundësinë e dërgimit të trupave në detyrë aktive për të kontrolluar protestat në qytetet e vendit, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e një polici të bardhë.
Në një paralajmërim për udhëheqësit e qeverive shtetërore dhe lokale, Presidenti Trump u shpreh: “Nëse një qytet ose shtet nuk pranon të ndërmarrë veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të dislokoj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...