VOA/Presidenti Trump hedh idenë e shtyrjes së zgjedhjeve

E Enjte, 30 July 2020 18:16

Presidenti Donald Trump hodhi për herë të parë të enjten idenë për t’i shtyrë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pas aludimeve të tij se votimi me postë do të rezultojë në manipulime, aludime që nuk duket të kenë ndonjë bazë.

 

Presidenti Trump shkruante të enjten në Twitter se "Me votimin e përgjithshëm me postë zgjedhjet e 2020s do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më të manipuluara në histori. Do të jetë një turp i madh për SHBA. A duhen shtyrë zgjedhjet në mënyrë që njerëzit të mund të votojnë siç duhet???,” shkruante presidenti në Twitter.

Datat e zgjedhjeve federale përcaktohen nga Kongresi dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë dispozitë për shtyrje të ceremonisë së inagurimit të Presidentit më 20 janar 2021.

Presidenti Trump edhe më parë ka lënë të kuptohet se nuk do t'u besonte rezultateve të zgjedhjeve, e ngjashme kjo me ankesat e ngritura prej tij në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Megjithatë, asnjëherë më parë ai nuk kishte hedhur aq drejtpërdrejt idenë për ndryshimin e datës 3 nëntor.

Presidenti ka hedhur dyshime mbi legjitimitetin e fletëvotimeve me postë, të cilat janë përdorur në një numër shumë më të madh gjatë primareve në kushtet e pandemisë. Ai gjithashtu ka bërë aludime të pabazuara se votimi do të manipulohet dhe nuk ka pranuar të thotë nëse do t’i pranonte rezultatet zyrtare të zgjedhjeve nëse humbet.

REAGIMET

"Një president përhap gënjeshtra dhe propozon shtyrjen e zgjedhjeve për të mbajtur veten në pushtet," shkroi ligjvënësi demokrat Dan Kildee në Twitter. "Mos lejoni që kjo të ndodhë. Çdo amerikan, republikan, i pavarur dhe demokrat, duhet të flasë hapur kundër mosrespektimit të ligjit dhe mospërfilljes së plotë të Kushtetutës nga ky president", shkruante ai.

Senatori Tom Udall, gjithashtu demokrat, tha: "Nuk ka asnjë mundësi që Presidenti i SHBA të mund t’i shtyjë zgjedhjet. Ne nuk duhet ta lejojmë atë të na zhvendosë vemendjen nga paaftësia që tregoi me COVID-19".

Prokurori i Përgjithshëm William Barr u pyet në dëshminë e dhënë në Kongres në fillim të kësaj jave nëse Presidenti Trump mund të ndryshonte datën e zgjedhjeve. "Asnjëherë më parë nuk jam pyetur për këtë. Nuk e kam shqyrtuar ndonjëherë këtë,” tha ai.

Zoti Barr tha gjithashtu se në dijeninë e tij, një president nuk mund t’i kundërshtojë rezultatet e zgjedhjeve nëse votat janë të qarta.

Modifikuar më E Enjte, 30 July 2020 18:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...