Macron viziton Libanin:Hetues francezë për shpërthimet në Bejrut

E Enjte, 06 August 2020 13:51


Presidenti francez, Emmanuel Macron, pas mbërritjes së tij në Bejrut, deklaroi se policia franceze dhe ekipet e mjekësisë ligjore do të shkonin në kryeqytetin libanez për të ndihmuar për hetimet për shpërthimet si edhe për mbështetje logjistike.

Macron theksoi se Franca do të ndërmerrte nisma të mëtejshme ndihme, në nivelin kombëtar dhe europian, pasi të zhvillojë diskutime me ekipet e shpëtimit në terren dhe me autoritetet libaneze.

Presidenti francez gjithashtu bën thirrje për reforma në Liban duke argumentuar se, përveç shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit, në Liban dihej se kriza ishte e rëndë.

“Është një krizë politike, morale, ekonomike dhe financiare, viktima e parë e së cilës është populli libanez”, tha Macron.

”Udhëheqësit politikë të vendit kanë një përgjegjësi historike”, theksoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...