Trump,urdhër ekzekutiv për blerjen e ilaçeve nga firmat amerikane

E Enjte, 06 August 2020 21:02

 

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të enjten që kërkon nga qeveria që ajo të blejë ilaçe “thelbësore” nga firmat amerikane e jo nga prodhuesit e huaj, njoftoi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për çështjet tregtare, Peter Navarro.

“Nëse ne kemi mësuar ndonjë gjë nga pandemia e virusit të Kinës,” u tha Navarro gazetarëve të enjten, “është se ne jemi shumë të varur nga vendet e huaja për ilaçet tona thelbësore, për furnizimet mjekësore si maskat, dorezat, syzet dhe pajisjet mjekësore si respiratorët”.
Ai tha se Presidenti Trump do të nënshkruante urdhrin gjatë një vizitë në një fabrikë në Ohajo, një shtet i rëndësishëm në garën e tij për një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit kundër ish-nënpresidentit Joe Biden.
Presidenti Trump fitoi shtetin e Ohajos me një avantazh prej 8 pikësh në zgjedhjet e vitit 2016, por sondazhet tregojnë për një garë të ngushtë me ish nënpresidentin Biden.

Zoti Navarro tha se urdhri ekzekutiv do të kërkonte nga qeveria amerikane që të krijonte një listë të ilaçeve thelbësore dhe t’i blente ato nga kompanitë amerikane në vend të atyre të huaja, ose atyre nga Kina.

Ai tha se amerikanët “duhet të kenë qasje në ilaçet për shpëtimin e jetës, veçanërisht kur ne po luftojmë këtë betejë kundër armikut të padukshëm nga Kina.” Në fillim të shpërthimit të koronavirusit, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve paralajmëroi konsumatorët amerikanë se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve mjekësore, përfshirë mungesa të ilaçeve pa recetë.

Navarro tha se urdhri “vendos rregullin për të blerë produkte amerikane për agjencitë tona qeveritare, heq pengesat rregullatore për prodhimet farmaceutike vendase”, dhe gjithashtu mund të nxisë teknologjitë e prodhimit të nevojshme për uljen e çmimeve të ilaçeve.

Presidenti Trump muajin e kaluar njoftoi një marrëveshje prej 765 milionë dollarësh me kompaninë Kodak për të prodhuar përbërës të nevojshëm për prodhimin e ilaçeve të përgjithshme, të cilat tani shpesh blihen nga kompani të huaja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...