Bejrut,50 mijë njerëz firmosin peticionin për t’u vendosur nën kontrollin e Francës

Premte, 07 August 2020 09:12

 

Më shumë se 50,000 njerëz ditën e djeshme kanë nënshkruar një peticion për të vendosur Libanin nën kontrollin e Francës, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut. Ky vendim është marrë pasi shumë qytetarë dhe zyrtarë të lartë mendojnë se keqmenaxhimi nga qeveria e Libanit ishte shkaku që solli një ngjarje të tillë. ”Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për të siguruar dhe menaxhuar vendin. Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm vendi sapo ka arritur në frymën e tij të fundit. Ne besojmë se Libani duhet të kthehet nën kontrollin e Francës në mënyrë që të krijojë një qeverisje të pastër dhe të qëndrueshme”. Dje presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti në Bejrut për të parë situatën nga afër dhe për të treguar mbështetjen e Francës për ish-koloninë e saj.

Lidhjet e ngushta të Francës dhe Libanit

 

Në fund të Luftës së Parë Botërore, Libani u vendos nën administrimin e ushtrisë franceze, përpara se Liga e Kombeve t’i jepte Francës mandat zyrtar për Libanin, Sirinë në 1923. Në vitin 1945, territori i Libanit u mor nën kontrollin e Francës së Lirë.

Nën presionin e Britanisë, përfaqësuesi francez Gjeneral Catroux deklaroi pavarësinë e Libanit dhe Sirisë. Qeveria e Francës së Lirë me në krye Charles De Gaulle, nuk pranoi të hiqte dorë nga ky rajon dhe vendosën që të mbajnë zgjedhje në 1943, të cilat sollën fitoren e nacionalistëve.

Qeveria e re prezantoi ndryshime kushtetuese të cilat synonin të largonin influencën që kish mbetur nga Franca. Të pakënaqur me legjislacionin e ri, Franca arrestoi thuajse gjithë qeverinë e vendit së bashku me presidentin, e cila solli një kryengritje të madhe si dhe një ndërhyrje diplomatike nga pala britanike. Francezët transferuan sërish pushtetin tek qeveria dhe vendi shpalli pavarësinë më 22 nëntor 1943.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...