Numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut u rrit në 200, pohoi guvernatori i qytetit, Marwan Abboud.
Sipas medieve të huaja, ai tha se përveç personave të lënduar nga shpërthimi i së martës edhe shumë të tjerë janë ende të zhdukur, disa prej tyre janë punonjës nga vendet e huaja.
Të dielën qytetarët e Libanit protestuan për të dytën ditë me radhë në kryeqytet, për shkak të situatës aktuale në vend.
Ata kërkuan llogari nga udhëheqësit e tyre, duke i kritikuar ata, për mënyrën se si e trajtuan shpërthimin në Bejrut.
Bëhet e ditur se qeveria ka dhënë dorëheqjen pas situatës së krijuar.