Pompeo paralajmëron mbi rrezikun kinez në Europë

Saturday, 15 August 2020 18:20

 

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh. Ai foli për trazirat në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara dhe embargon e armëve ndaj Iranit. Por kërcënimi nga Partia Komuniste e Kinës dhe infrastruktura e saj e telekomunikacionit ishte temë thelbësore në takimet që zoti Pompeo zhvilloi në Evropë.

“E gjithë bota mund ta shohë qartë tani synimin që ka Partia Komuniste kineze për të përdorur infrastrukturën e telekomit për synime që asnjë sistem tjetër telekomi në botë nuk e bën. Ata po e përdorin si thellësisht të lidhur me aparatin e sigurisë së tyre kombëtare, komunitetin e inteligjencës dhe forcat e tyre ushtarake – të gjitha të dhënat.”

Kina ka hedhur poshtë paralajmërimet e zotit Pompeo, duke thënë se kudo që shkon ai, ai përhapë gjithmonë “viruse politike” dhe informacione të rreme.

Por paralajmërimet për kompaninë Huawei dhe të tjera, tashmë kanë rezultuar të frytshme. Zoti Pompeo ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me Slloveninë që përjashton kompani të dyshimta nga rrjetet 5G. Eksperti Daniel Kochis me Fondacionin Heritage i tha Zërit të Amerikës se përqëndrimi i zotit Pompeo ndaj Kinës ka ndikim.

“Udhëheqja e administratës në këtë çështje në veçanti, ka ndihmuar në ndryshimin e prirjes. Mendoj se gjithnjë e më shumë vende do të bien dakord me palën amerikane në këtë çështje mbi përfshirjen kineze në gjeneratën e ardhëshme të telekomunikacionit.”

Ai thotë se tani për tani Rusia përbën kërcënim më të madh ndaj Evropës Qendrore dhe Lindore sesa Kina.

“Kina ende mbetet disi një kërcënim afatgjatë. Rusia për shkak të kërcënimit për veprime ushtarake, për shkak të propagandës, përbën kërcënimin kryesor ndaj rajonit të Evropës Qendrore.”

Ekspertja Heather A. Conley me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se vendet e Evropës Lindore po përballen me çështje më të ngutshme aktuale sesa kërcënimi nga Kina.

“Kina është një element i rëndësishmën për politikën e jashtme amerikane, por nuk mund të jetë fokusi i vetëm. Duhet të kemi një qasje më të shkathët, shumëdimensionale ndaj këtyre vendeve.”

Gjatë ndalesave në Evropë zoti Pompeo u këshillua me udhëheqësit e atyre vendeve lidhur me zhvillimet dramatike në Bjellorusi.

“Siç u shpreha në Republikën Çeke, duam që njerëzit në Bjellorusi të kenë liritë që ata po kërkojnë, që mendojnë se janë në interesin e tyre më të mirë. Ne i shikuam protestat. Bëjmë thirrje që protestat jo të dhunshme të mbrohen dhe jo të cënohen”, u shpreh kryediplomati amerikan.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pajtohen se zgjedhet në Bjellorusi nuk ishin as të lira e as të drejta. Ai tha se BE duhe ta bëjë të qartë për udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko që t’i japë fund menjëherë dhunës dhe ndalimeve arbitrare dhe të lirojë të burgosurit e mbetur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...