Grupet kryesore politike të PE nuk e njohin Lukashenkon si president të Bjellorusisë

Tuesday, 18 August 2020 18:26

Grupet kryesore politike të Parlamentit Evropian, kanë konfirmuar të martën se nuk e njohin Aleksandër Lukashenkon si president të rizgjedhur të Bjellorusisë, dhe atë e konsiderojnë si “persona non-grata” në Bashkimin Evropian.

Në deklaratën e përbashkët, ata konsiderojnë se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit “nuk ishin as të lira, as të drejta”, ndërsa, sipas tyre, raportet e besueshme tregojnë për një fitore të lideres opozitare, Svetlana Tikhanovskaya.

Deklaratën e përbashkët e kanë nënshkruar shefat e grupit të Partive Popullore, Socialdemokratëve, Liberalëve, të Grupit të të Gjelbërve si dhe konservatorëve dhe reformistëve evropianë.

 

Megjithatë në mesin e nënshkruesve mungojnë përfaqësuesit e grupacioneve politike që i përkasin ekstremit së djathtë dhe të majtë, ndonëse ato janë më të vogla në numër.

Në deklaratën e përbashkët, përfaqësuesit e grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian përshëndesin popullin bjellorus për guximin dhe vendosmërinë e tyre si dhe mbështesin fuqishëm dëshirën e tyre për ndryshime demokratike dhe liri.

“Ne dënojmë fuqishëm arrestimet dhe aktet e tmerrshme të dhunës dhe torturave të kryera kundër protestuesve paqësorë dhe bëjmë thirrje për një hetim të plotë të këtyre krimeve, të cilat nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar,” kanë deklaruar grupet e Parlamentit Evropian.

 

Megjithatë, Parlamenti Evropian nuk ka autoritet që të shpallë dikë persona non-grata, meqë kjo çështje është në kompetencë të shteteve anëtare të BE-së. Shtetet anëtare të BE-së, në nivelin më të lartë politik, do ta shqyrtojnë situatën në Bjellorusi, më 19 gusht, përmes një video-konference.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...