Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita ka dhënë dorëheqjen. Vendimi erdhi pas arrestimit nga ushtria të tij një ditë më parë, bashkë me kryeministrin Boubou Cisse. Në një fjalim Keita tha se ai gjithashtu po e shpërndanë qeverinë dhe parlamentin.
“Unë nuk dua që të derdhet gjak, për të më mbajtur në fuqi”, shtoi ai. Vendimi vjen disa orë pasi ai dhe kryeministri, Boubou Cisse u dërguan në një kamp ushtarak afër kryeqytetit Bamako, duke nxitur reagimin nga fuqitë rajonale dhe Franca.
Keita fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2018, por ekziston zemërimi i përhapur për korrupsionin, keqmenaxhimin e ekonomisë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë, pasi dhuna xhihadiste dhe ndërmjet komuniteteve është në rritje.