Greqia, masa të reja kundër Covid-19, ndihmë për biznesin e qytetarët. Qeveria do të mbulojë shpenzimet për vaksinën dhe maskat në shkolla

Saturday, 22 August 2020 13:03

 

Shifrat në rritje të të infektuarve me Covid-19 kanë shkaktuar jo vetëm shqetësim, por dhe domosdoshmërinë e masave shtesë, për mbrojtjen nga përhapja e virusit dhe për mbështetjen e ekonomisë së vendit. Nga fillimi i pandemisë në Greqi janë regjistruar 8.138 të infektuar, por specialistët e epidemiologjisë bëjnë fjalë për një shifër shumë më të madhe, të paidentifikuar nga mungesa e simptomave.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis iu drejtua popullit grek duke theksuar se qeveria do të mbulojë shpenzimet e maskave për vitin e ri shkollor dhe vaksinës, ndërsa të martën do të ketë vendime të reja, pas seancës të posaçme parlamentare për covid 19.

Nga dje ka hyrë në fuqi akti i ri normativ deri në 31 gusht, që pritet të marrë shtyrje, për 20 zona të vendit, ku ndalohet qarkullimi nga ora 00.00 deri në 07.00, si dhe lejohet vetëm numër i kufizuar deri në 50 persona për çdo ceremoni, dasëm, pagëzim, festë e argëtim si në ambjente të jashtme apo të mbyllura, publike apo private. Zonat janë nga periferia e Atikës, përfshi Athinën, Maqedonia lindore, Thraka, Kreta, Selaniku, Larisa, Korfuzi, Mikonos, Halkidiki, e një sërë ishujsh turistikë të vendit. Gjobat janë nga 3000 deri 5000 euro dhe mbyllje e ambjentit për 15 ditë.

 

Paralelisht, ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias ka aktivizuar buxhetin për të gjitha bashkitë e vendit, që do të pajisin krejtësisht falas me maska nxënësit dhe mësuesit si dhe për sigurimin e 700.000 vaksinave kundër covid-19 të universitetit të Oksfordit, që priten të arrijnë në muajin dhjetor. Kikilias ka theksuar se buxheti parashikon gjithsej 3 milionë vaksina, në dy doza, që nëse eksperimentet rezultojnë të suksesshme do jenë në Greqi deri në pranverën e ardhshme

Përsa i përket vitit të ri shkollor, përveç maskave falas e të detyrueshme për të gjithë, nga kopshti e deri në universitet, masat e tjera janë zvogëlimi i numrit të nxënësve, hapësirë 1.5 m në klasë, pushime në orare të ndryshme, për universitetet, mësime on line ose deri në 50 studentë në auditore. Sot, burime të min.të Arsimit po shqyrtojnë datën e fillimit të vitit të ri shkollor, sipas të dhënave, mendohet të shtyhet nga 7 shtator (vendimi i qershorit) në 14 shtator për të ndjekur me kujdes ecurinë e pandemisë pas lockdoën lokalë e kufizimet e reja në 20 zona.

 

Bëhet e ditur se kryeministri Mitsotakis do të paraqesë një paketë të re masash lehtësuese për qytetarët dhe biznesin. Sipas zëdhënësit, qeveria greke nuk do mbetet në asistencën 534 euro në muaj për punëtorët që nuk rikthehen dot pasi bizneset janë mbyllur apo nuk kanë xhiro, por po përgatiten masa “oksigjen” me ulje apo shtyrje të taksave të pasurisë së palëvizshme, të TVSH, fonde për sigurimet shoqërore, asistenca shtesë e të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...