Pas Marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë ku Kosova do të njihte Jerusalemin, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë përmes një deklarate.
“Është zhgënjyese që një hap i tillë, që do të përbënte shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, po shyqrtohet nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Turke.
“Turqia është në mesin e shteteve të para që e kanë njohur Kosovën, i ka ofruar përkrahje të madhe dhe për një kohë të gjatë ka bërë përpjekje për njohjen ndërkombëtare të këtij shteti, por neve nuk na duket e drejtë që ky proces të ndërtohet kundër ligjit ndërkombëtar dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez, tokat e të cilit janë nën okupim”, thuhet më tej në deklaratë.
“Është theksuar në mënyrë të përsëritur nga rezolutat e ndryshme të Kombeve të Bashkuara se çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm me mishërimin e Shtetit Palestinez, kryeqytet i të cilit është Jerusalemi Lindor në bazë të kufijve të vitit 1967”, shkruhet në deklaratën e kësaj ministrie.