Pas helmimit të opozitarit rus Alexei Navalny, ka reaguar për herë të parë kancelarja, Angela Merkel, ku ka lëshuar ultimatum Rusisë që të hetojë ngjarjen.
Këtë të hënë mjekët gjermanë kanë pohuar se ekzaminimet kanë treguar se lideri i opozitës ruse ishte helmuar para se të humbte ndjenjat në një aeroplan në Rusi javën e kaluar.
“Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Heik Maas.
Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë. Kremlini tha të premten se ishte ende e paqartë se si Navalny u sëmur dhe se testet fillestare treguan se “ai nuk ishte helmuar”.
Ky incident mund të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të këqija midis Moskës dhe vendeve evropiane, të cilat e kanë akuzuar atë në të kaluarën për sulm ndaj disidentëve të Vladimir Putin, të cilat Rusia i mohon.
Mjekët në spitalin e Siberisë, që trajtuan së pari Navalny, thanë sot se ata kishin shpëtuar jetën e tij, por “nuk kishin gjetur gjurmë helmi në trupin e tij”.