Mediet ndërkombëtare raportojnë se burra të maskuar kanë rrëmbyer Maria Kolesnikova, opozitaren bjelloruse që ishte në krye të fushatës elektorale të kandidatit të opozitës, Viktor babariko.
Lajmi bëhet i ditur nga BBC, që duke iu referuar medieve vendase, shkruan se opozitarja Kolesnikobva është futur me forcë në një minibus nga njerëz të maskuar e të paidentifikuar, të cilët janë larguar në drejtim të paditur.
Prej kohësh, në Bjellorusi kanë shpërthyer protesta të dhunshme kundër presidentit Lukashenko, i cili akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve të 9 gushtit. Deri më tani policia ka arrestuar disa qindra opozitarë dhe kundërshtarë të regjimit, ndërsa janë regjistruar edhe disa viktima.