Zjarret kanë djegur një numër rekord hektarësh në Kaliforni këtë vit ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me disa flakë të mëdha në të gjithë shtetin.
Departamenti shtetëror i pyjeve dhe mbrojtjes nga zjarri, Cal Fire, thotë se më shumë se dy milion akra tokë janë djegur, më shumë se madhësia e Delaëare.
Një zjarr, El Dorado, i cili është përhapur për më shumë se 7,000 akra, filloi nga një festë ,thanë zyrtarët.
Kalifornia aktualisht po përjeton një valë rekord të nxehtësisë.
Qarku i Los Anxhelosit raportoi të dielën temperaturën më të lartë të tij ndonjëherë prej 49.4 gradë C Megjithëse temperaturat pritet të ulen nga e marta e tutje, mund të sjellin erëra të forta të cilat mund të ndezin flakët, paralajmëron Shërbimi Kombëtar i Motit.