Donald Trump:Biden të kërkojë falje për retorikat anti-vaksinë, ekonomia amerikane do rimëkëmbet

E mërkurë, 09 September 2020 08:07

 

Ndërkohë që data e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara gjithmonë e më shumë po afrohet, edhe përplasjet mes dy kandidatëve janë edhe më të shpeshta. Presidenti Donald Trump që është edhe kandidati i republikanëve, ndërmori një tjetër sulm verbal ndaj rivalit të tij, duke pretenduar se kandidatët demokratë për president dhe zëvendës presidente, Joe Biden dhe Kamala Harris duhet të kërkojnë menjëherë falje për retorikën e papërgjegjshme anti-vaksinë.

Gjithçka nis me një deklaratë të kandidatit demokrat Joe Biden, i cili deklaroi se do të donte që një vaksinë efikase anti Covid-19 të ishte e gatshme që nesër, edhe sikur kjo ti kushton zgjedhjen e të mos bëhej president i Shteteve të Bashkuara. Ajo që tensionoi Donald Trump ishte fakti që në deklaratën e tij Biden shtoi se nëse del një vaksinë e mirë, njerëzit do të hezitojnë ta marrin sepse deklaratat e shpeshta keqinformuese të presidentit dhe të pavërtetat lidhur me virusin po sabotojnë besimin e publikut.

 

“Ai ka thënë kaq shumë informacione që nuk janë të vërteta”, u shpreh Biden. Ndërkohë që presidenti Trump i është kundërpërgjigjur në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ku tha se në kundërshtim me gënjeshtrat politike, çdo vaksinë e miratuar nga qeveria federale për përdorim masiv, do të jetë shumë e sigurt dhe shumë efektive.
Zhvillimet e fundit të fushatës

Sipas një pasqyre të ngjarjeve të ditëve të fundit për mënyrën se si po vazhdon fushata e të dy kandidatëve nga VOA, Biden ka qenë i pranishëm ditën e hënë në Pensilvani që konsiderohet edhe një nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, së bashku me presidentin e sindikatës AFL-CIO, Richard Trumka në kryeqytetin e shtetit, Harrisburg. Ish-nënpresidenti Biden, e ka akuzuar presidentin Trump se e ka keqmenaxhuar pandeminë, duke shkaktuar më shumë pasiguri ekonomike dhe humbjen e miliona vendeve të punës. Trump, nga ana tjetër vlerësoi punën e administratës mes pandemisë, duke parashikuar një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë amerikane dhe duke deklaruar se nëse Biden, të cilin ai e quajti një “ budalla” fiton zgjedhjet, “Kina do ta ketë në dorë këtë vend”. Papunësia në Shtetet e Bashkuara u ul në 8.4% në gusht, por ekspertët ekonomikë thonë se mund të duhen muaj për një rimëkëmbje më të qëndrueshme. Vetëm rreth gjysma e 22 milionë vendeve të humbura të punës nga pandemia, janë hapur përsëri. Kandidati demokrat Biden ka siguruar mbështetjen e tre sindikatave të mëdha, të cilat së bashku përfaqësojnë qindra-mijëra punonjës në gjithë vendin, ndërkohë që Trump e ka vënë theksin tek mbështetja e sindikatave që përfaqësojnë oficerët e policisë dhe tek një mesazh për “ligj dhe rend”, mes demonstratave kryesisht paqësore dhe disa veprimeve të dhunshme në protestat, në përgjigje të vdekjeve të afrikano-amerikanëve në duart e policisë në disa qytete.

 

Presidenti Trump po lufton gjithashtu për të ruajtur mbështetjen e veteranëve dhe atyre që shërbejnë në ushtrinë amerikane, pasi një revistë njoftoi se ai u ishte referuar marinsave amerikanë të varrosur në një varrezë amerikane pranë Parisit si “humbës” dhe “dështakë” dhe refuzoi të vizitonte varret e tyre gjatë një udhëtimi në vitin 2018 në Francë. “Vetëm një kafshë do të fliste ashtu”, tha presidenti i pyetur mbi për artikullin e revistës “The Atlantic” në konferencën për shtyp. Ai e cilësoi artikullin një “histori të rreme”, që njerëz të tjerë e kanë përgënjeshtruar. Kandidatja demokrate për zëvendës presidente, senatorja nga Kalifornia Kamala Harris dhe nënpresidenti Mike Pence, vizituan shtetin Uiskonsën, që është një nga fushë-betejat më të ashpra për zgjedhjet. Trump ka në plan të vizitojë këtë javë Karolinën e Veriut, Floridën, Miçiganin dhe Pensilvaninë, ndërsa Biden ka në plan të kthehet në Pensilvani të premten, kur si ai, si zoti Trump pritet të përkujtojnë 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit nga al-Kaida, në Shanksvill, ku një avion u rrëzua ndërsa pasagjerët përpiqeshin të merrnin kontrollin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...