Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajmet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic mund të shkelë marrëveshjen e arritur në SHBA duke refuzuar zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem. Por kjo gjë nuk mund të ndodhë sipas emisarit Richard Grenell.
Grenell ka bërë “retweet” një shkrim në Twitter, ku thuhet se Vucic indirekt e ka konfirmuar marrëveshjen që e nënshkroi.
“Pavarësisht thashethemeve, Vucici i Serbisë ka refuzuar të mohojë se shteti i tij do ta zhvendosë ambasadën në Jerzalem. Në fakt, ai indirekt e konfirmoi se çfarë ka nënshkruar në Washington”, thuhet në këtë shkrim.