Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përshëndeti njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për arritjen e marrëveshjes së normalizimit midis Izraelit dhe Bahreinit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media të transmetuar nga media izraelite KAN TV, Netanyahu tha se Izraelit iu deshën 29 ditë për të arritur marrëveshjen me Bahreinin.
Netanyahu gjithashtu konfirmoi se vendet e tjera arabe do të vendosin lidhje me Izraelin, duke shtuar se “është një fazë e re e paqes”.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Bahreinit tha se gjatë një telefonate midis mbretit të Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa dhe Trump, të dy palët ranë dakord të krijonin lidhje të plota diplomatike midis Tel Avivit dhe Manamas.
Më 13 gusht, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli njoftuan për një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, duke përfshirë hapjen e ambasadave në territorin e njëri-tjetrit.
Me njoftimin e Trumpit, Bahreini bëhet vendi i katërt arab që ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979, Jordanisë në vitin 1994 dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2020.