Pandemia, ekspertët ndërkombëtarë: Kthehuni sa më shpejt tek shkollimi klasik i të rinjve

Saturday, 12 September 2020 10:34

 

Nga Foreign Policy.

Miliona nxënës dhe studentë të universitetit janë rikthyer sërish në klasë, fizikisht apo virtualisht. Shkollat?! Po rihapen me rregullore të rrepta për shkak të koronavirusit. Ka shumë modele që po ndiqen – nga “klasat flluska” të Danimarkës, që kufizojnë ndërveprimin me pjesën tjetër të shkollës, deri tek programet mësimore hibride që janë vetëm pjesërisht personale, për të vazhduar mësimin në distancë, me të gjitha problemet që ai sjell për nxënësit e shpërqendruar dhe prindërit e stresuar

Disa shkolla në Evropë dhe Azinë Lindore, duket se i kanë zbutur me sukses rregullat e distancimit social; të tjerët janë rihapur vetëm për t’u mbyllur sërish, pasi infeksionet pësuan një rritje të madhe. Universitetet po hasin edhe më shumë vështirësi sesa shkollat e sistemit parauniversitar.

 

Konviktet dhe shoqërimi i studentëve me njëri-tjetrin, duket se janë habitate natyrore për koronavirusin. Universitetet private që varen nga tarifat vjetore të shkollimit, mund të hasin jo pak vështirësi nëse prindërit vendosin që mësimi në distancë nuk ia vlen koston tepruar.

 

Një gjë është e sigurt:Covid-19 ka shkaktuar një revolucion në mësimin digjital, që mund të transformojë në mënyrë të përhershme mësimdhënien klasike. Ja se çfarë mendojnë disa ekspertë mbi atë që do të ndodhë me arsimin.

Majkëll D.Smith, profesor i teknologjisë së informacionit dhe marketingut në Universitetin ‘Carnegie Mellon’: Teknologjia do të nxjerrë jashtë loje universitetet e dobëta

Universiteti siç e njohim deri tani do t’i mbijetojë pandemisë, por nuk do të ketë më pushtetin që gëzonte para Covid-19. Për një kohë të gjatë, universitetet e kanë përballur me sukses presionin për të ndryshuar. Për shekuj me radhë, fuqia e një universiteti rridhte nga aftësia e tij për të kontrolluar qasjen tek vendet e pakta në një klasë, ekspertët e pakët të fakultetit, dhe kredencialet e pakta të tregut të punës.

Pandemia e ka detyruar universitetin të përdorë teknologjitë digjitale, duke iu dhënë mundësi studentëve të studiojnë kurdo, kudo dhe çfarëdo gjëje që dëshirojnë nga ekspertët e fakulteteve të ndryshme anembanë globit. Njëkohësisht, mjetet e reja në internet i japin mundësi studentëve të dëshmojnë aftësitë e tyre me një specifikë dhe qartësi që nuk përputhet me diplomat që marrin.

Sot, shumë universitete e shohin këtë gjë si një kërcënim ndaj mënyrës së tyre të të bërit biznes. Dhe kanë të drejtë:Ndryshimet e diktuara dhe të përshpejtuara nga pandemia do të jenë si ndryshimet e dhimbshme që kemi parë në industri të tjera si shitja me pakicë, udhëtimet, media dhe argëtimi, ku kompanitë që kishin me shumë vetëbesim, u shkatërruan nga konkurrentët e rinj digjitalë.

Gjithsesi, në vend të panikut, profesionistët e arsimit duhet t’i përqafojnë këto ndryshime si një mundësi për të përmbushur misionin e tyre kryesor:krijimin e mundësive për sa më shumë studentë që të zbulojnë dhe zhvillojnë dhuntitë dhe talentet e tyre unike, dhe t’i përdorin ato për të ndryshuar botën.

Ludger Voesman, profesor i ekonomisë në Universitetin e Mynihut dhe drejtor i Qendrës Ifo për Ekonominë e Edukimit: Kthehuni sa më shpejt tek shkollimi klasik i të rinjve

Siç e mësuan prindërit e fëmijëve të prekur nga mbyllja e shkollës, të mësuarit në distancë nuk ka qenë një zëvendësues i mirë ndaj mësimdhënies klasike. Kur anketuam kohët e fundit mbi 1.000 prindër të fëmijëve gjermanë në moshë shkollore, ne zbuluam se koha që nxënësit kalonin në shkollë dhe në kryerjen e detyrave të shtëpisë u përgjysmua nga 7.4 në vetëm 3.6 orë në ditë, në një kohë që koha e kaluar duke parë TV, luajtur lojëra kompjuterike apo duke përdorur celularët u rrit deri në 5.2 orë në ditë.

Më shumë se një e treta e nxënësve studiuan vetëm 2 orë ose më pak. Ne zbuluam gjithashtu se vajzat përshtaten më mirë me mësimin në distancë sesa djemtë. Përkundër besimit të përhapur, se prindërit me të arsimuar ishin më të aftë të siguronin një mjedis mbështetës për mësimin në shtëpi, rënia e kohës së të mësuarit ishte po aq e madhe tek fëmijët e tyre, sa edhe tek fëmijët e prindërve më pak të arsimuar.

Dallimi real ishte se studentët që ishin tashmë dobët në shkollë – pavarësisht nga sfondi socio-ekonomik – kaluan edhe më shumë kohë nga të mësuarit tek lojërat sesa bashkëmoshatarët e tyre më të mirë në mësime. Mbylljet e shkollave, do të kenë një kosto reale në planin afatgjatë.

Deri tani, një student mesatar ka humbur ekuivalentin e një të tretës së vitit mësimor, dhe mund të presë që të ardhurat e tij në të ardhmen të zvogëlohen me rreth 3 për qind. Arsimimi më i dobët i këtij grupi të rinjsh, do të thotë që ekonomia në tërësi do të humbë rreth s1.5 për qind e PBB-së.

Kjo situatë na jep 2 leksione urgjente. Së pari, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u rikthyer mësimdhënies klasike në shkolla sa më shpejt që të jetë e mundur, sigurisht me masat e nevojshme paraprake. Aty ku nuk është e mundur, duhet të ketë një orar të plotë të mësimdhënies direkte online, pasi dërgimi i detyrave të shtëpisë me e-mail ka dështuar për shumë studentë. Së dyti, ne duhet të bëjmë një përpjekje të madhe për të korrigjuar humbjet e të mësuarit të nxënësve, ose zhvillimi i tyre i ardhshëm do të dëmtohet seriozisht.

Xhenifer Nuco, epidemiologe në Shkollën e Shëndetit Publik në Universitetin Xhon Hopkins: Shkollat ??mund të rihapen në mënyrë të sigurt, por vetëm me protokolle të rrepta

Në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, shkollat ??kanë filluar të rihapen. Nga këto përvoja, ne mund të nxjerrim disa mësime kryesore. Mund të jetë e dobishme që shkollat ??të krijojnë “flluska”, të cilat janë grupe fikse nxënësish dhe stafi mësimor që bashkëveprojnë vetëm me njëri-tjetrin.

Së pari: Ka rëndësi niveli i sëmundjes në komunitetet, në të cilat jetojnë studentët dhe stafi i mësuesve. Nëse ka një numër të lartë ose në rritje të infeksioneve, studentët ose personeli mund të infektohen dhe ta sjellin në shkollë virusin.

Së dyti: Protokollet e sigurisë janë shumë të rëndësishme. Edhe në komunitetet ku niveli i rasteve me koronavirus është i ulët, ekziston ende një mundësi që dikush mund të infektohet, e të mos e dijë këtë gjë dhe të shkojë në shkollë. Prandaj masat si mbajtja e maskave, ruajtja e distancës fizike midis nxënësve dhe stafit, përmirësimi i ventilimit dhe qëndrimi në ambiente të hapura luajnë një rol të rëndësishëm.

Së treti: Është e rëndësishme që shkollat ??të planifikojnë se çfarë duhet të bëjnë, në rastin e identifikimit të rasteve me koronavirus. Ato duhet të kenë plane të qarta që përcaktojnë se kur mbyllet shkolla, sa kohë nxënësit duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe ç’është më e rëndësishmja plani për rihapjen.

Së fundmi, është e rëndësishme të kihet parasysh se ajo që ndodh jashtë klasës, mund të dëmtojë edhe planet më të mira të sigurisë. Dëshmitë nga rihapja e shkollave në të gjithë botën, kanë treguar se tubimet shoqërore jashtë shkollave janë një rrugë e rëndësishme e transmetimit të virusit.

Salvatore Babones, studiues në Qendrën për Studime të Pavarura dhe profesor i asociuar në Universitetin e Sidneit, Australi: Fundi i arsimit ndërkombëtar?

Pandemia ka penguar lëvizjen e studentëve ndërkombëtarë. Kur të vijë koha që të gjërat të jenë ashtu si më parë, marrëdhënia e përkeqësuar midis Kinës dhe Perëndimit nuk do të ndihmojë aspak. Kina përbën gati 20 për qind të studentëve ndërkombëtarë në botë, dhe ndryshe nga shumica e studentëve perëndimorë, të cilët mund të bëjnë një ose 2 semestra jashtë vendit për të pasuruar përvojën e tyre universitare, studentët kinezë priren të qëndrojnë deri në diplomimin e tyre.

Kjo i ka bërë studentët kinezë të jenë burimi kryesor i të ardhurave për institucione të tilla si Universiteti i Sidneit (ku 31 për qind e të gjithë trupës studentore vjen nga Kina), Universiteti i Torontos (rreth 14 për qind) dhe Universiteti i Ilinoisit (rreth 11 për qind). Universitetet perëndimore të varura nga shkollimi i studentëve kinezë, mund të përballen me një sfidë ekzistenciale.

Nëse studentët kinezë do të rikthehen si dikur pas krizës, kjo nuk dihet me saktësi. Për shkak të efekteve të zgjatura të politikës së saj vetëm një fëmijë për familje, Kina po përjeton tani një rënie drastike të numrit të maturantëve.

Duke ndjekur gjurmët e Japonisë, Koresë së Jugut dhe Tajvanit, ajo po përballet me një të ardhme të klasave bosh dhe universiteteve të falimentuara. Nevoja e Kinës për të ruajtur valutën e huaj, në mënyrë që të ruajë vlerën e juanit, mund ta nxisin atë të zvogëlojë lëvizjen jashtë të studentëve të saj.

Marrë me shkurtime nga Foreign Policy – Bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...