SHBA kthen sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, pavarësisht kundërshtimeve

Diel, 20 September 2020 11:58

 

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur në mënyrë të njëanshme të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, pavarësisht kundërshtimit nga aleatët më të ngushtë evropianë të Uashingtonit dhe pasigurisë për ndikimin e tyre.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo më 19 shtator njoftoi për të ashtuquajturën kthim mbrapa të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit.

“Nëse vendet anëtare të OKB-së dështojnë të përmbushin detyrimet e tyre për të zbatuar këto sanksione, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin autoritetet tona të brendshme për të imponuar pasoja për ato dështime dhe për të siguruar që Irani të mos korrë përfitimet e aktivitetit të ndaluar nga OKB-së”, tha Pompeo në nje deklaratë.

“Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të shpallin një sërë masash shtesë për të forcuar zbatimin e sanksioneve të OKB-së dhe për t’i kërkuar shkelësit e përgjegjësisë,” shtoi ai.

Masa e SHBA-së, i hap rrugën një përplasjeje të madhe në Kombet e Bashkuara, ku Uashingtoni e gjen veten gjithnjë e më të izoluar mes tensioneve me Iranin dhe palët e tjera të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA).

“Amerikanët veprojnë si ngacmues dhe vendosin sanksione …. Komuniteti botëror duhet të vendosë se si të veprojë ndaj ngacmimit,” i tha Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif televizionit shtetëror iranian disa orë para njoftimit.

Presidenti Donald Trump u tërhoq nga Plani i Përbashkët i Veprimit më 2018 dhe vendosi sërish sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit, duke bërë që Teherani të shkel progresivisht angazhimet e tij bërthamore.
Palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore të Iranit janë përpjekur të shpëtojnë marrëveshjen, duke hedhur poshtë përpjekjen nga Uashingtoni për të shkaktuar një kthim të sanksioneve të OKB-së ndaj Teheranit për shkeljen e angazhimeve të tij bërthamore.

Modifikuar më Diel, 20 September 2020 12:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...