Brukseli publikon planin e ri të migracionit dhe azilit në Evropë, nga kthimi në atdhe tek kontrolli i kufijve, ç’pritet të ndodhë

E Enjte, 24 September 2020 11:19

Pesë vite pas krizës së migrantëve në Evropë, Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën një plan të shumëpritur për migracionin, që thekson ndarjen e detyrueshme të barrës mes vendeve, por gjithashtu kërkon kthimin pas në vendet e tyre të migrantëve të paligjshëm.
I ashtuquajturi plan i ri i migracionit dhe azilit është përpjekja më e fundit e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian për të krijuar një plan gjithpërfshirës për menaxhimin e migracionit dhe për të rradhitur të 27 vendet anëtare në mbështetje të tij.

Mbështetur nga Gjermania, anëtari më i fuqishëm i bllokut dhe që mban presidencën aktuale të Bashkimit Evropian, plani përfshin rregulla të detyrueshme për ndarjen e barrës së migracionit, qoftë për strehimin e azilkërkuesve apo kthimit të atyre që nuk përmbushin kërkesat për migrim.

Plani gjithashtu synon të forcojë kontrollin e kufijve të jashtëm të Evropës, me plane të reja për të kontrolluar të gjithë migratët dhe zhvilluar me shpejtësi procesin e atyre që nuk kanë gjasa ta fitojnë azilin. Po ashtu, plani synon të godasë trafikun e qënieve njerëzore dhe të mbështesë vendet e origjinës dhe tranzitit për t’u dhënë njerëzve arsye të qendrojnë në vendet e tyre.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se plani vendos një ekuilibër të drejtë mes përgjegjësisë dhe solidaritetit mes pjestarëve të bllokut.

“Nuk është çështja nëse vendet anëtare duhet të garantojnë mbështetje me solidaritet dhe kontribute, por si duhet ta mbështesin”, tha zonja von der Leyen.

Plani i komisionit duhet të miratohet nga të 27 vendet anëtare, ndërkohë që disa udhëheqës evropianë shprehën shqetësime përpara se të shpalleshin detajet.

Migrimi është një çështje që ka krijuar ndarje të thella brenda bllokut. Vendet që ndeshen fillimisht me flukset migrantore, si Greqia, Spanja dhe Italia, duan më shumë ndarje të barrës dhe e të tjera mbështetje. Vende të tjera si Hungaria dhe Austria, kundërshtojnë marrjen e migrantëve.

Në sfond të paktit të komisionit ishte edhe zjarri i kohëve të fundit në kampin më të madh evropian të migrantëve në ishullin Lesbos të Greqisë. Ndërsa Gjermania ishte pajtuar të pranonte më shumë se 1,500 migrantë, vendet e tjera po marrin shumë pak ose asnjë.

Marie De Somer drejton programin e migracionit në grupin kërkimor me qendër në Bruksel, Qendra Evropiane për Politika.

“Zjarri në Lesbos ishte ngjarje e tmerrshme, por ajo i tregoi publikut të gjerë urgjencën dhe rëndësinë e gjetjes së një zgjidhje evropiane”, tha ajo.

Edhe pse ka rënë ndjeshëm fluksi i migrantëve në Evropë nga mbi një milion në vitin 2015 në vetëm 140 mijë vitin e kaluar, shtatë vende evropiane, përfshi vendet anëtare të bllokut si Hungaria dhe Kroacia, kryesojnë një anketë të Gallup-it si vendet kryesore që nuk dëshirojnë migrantë.

“Pyetja qëndron se si të zëvendësojmë migracionin e paligjshëm, kalimin e Mesdheut me anije, me forma më të ligjshme të migrimit. Mendoj se kjo është një nga sfidat më të mëdha me të cilat do të përballet Evropa gjatë 20 apo 30 viteve të ardhshme. Nuk ka një zgjidhje magjike”, thotë analisti Stefan Lehne i “Carnegie Europe”.

Komisioni Evropian thotë se do të bëjë të ditur propozimet për migracionin e ligjshëm si dhe sistemin Shengen vitin që vjen.

VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...