Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha të premten se është i sigurt se presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie do të shërohen nga koronavirusi.
Johnson tha se Trump e bashkëshortja Melanie do ta marrin veten tepër shpejt, raportojnë mediat e huaja.
“Padyshim që mendoj se presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie do të shërohen. Ata jo vetëm që do të marrin veten nga Covid-19, por gjithashtu do të jenë të fuqishëm”, deklaroi Johnson.
Vetë Boris Johnson ishte më herët i infektuar me koronavirus, teksa arriti që të shërohej nga Covid-19, disa muaj më parë.
Presidenti amerikan Donald trump dhe bashkëshortja e tij Melanie kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, që ata kanë kryer