Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidentit Donald Trump i është dhënë një kombinim eksperimental me antitrupa kundër kronavirusit.
Kokteji eksperimental është prodhuar nga kompania amerikane e ilaçeve, Regeneron. Ai nuk është ofruar akoma për publikun.
Një profesor i Oksfordit, Peter Horby tha sot për BBC se ilaçi është shumë pozitiv dhe tepër i fuqishëm. Ai tha se ilaçi është i sigurt dhe se vetëm një trajtim ofron mbrojtje për mbi gjashtë javë, përpara se të merret sërish.
Përveç këtij kokteji, presidenti po merr edhe Remdesevir, zink, vitaminë D, Famotidinë, Melatoninë dhe Aspirinë.
Megjithatë, është pikërisht ilaçi Regeneron ku ekspertët kanë më shumë shpresë se do sjellë shërimin e presidentit. Të dhënat nga testimet tregojnë se ilaçi ul ngarkesën virale dhe përgjysmon kohën e shërimit.
Ilaçi përmban një antitrup të prodhuar nga minjtë dhe një tjetër të izoluar nga një pacient i shëruar nga Covid-19. Secila prej tyre ndihmon në neutralizimin e koronavirusit.
Por dy pacientë që iu nënshtruan testimeve për këtë ilaç kanë shfaqur efekte anësore. Njëri prej tyre pati probleme serioze.
Deri më tani, presidenti ka marrë 8 gram koktej antitrupash Regenerom.